Analisti Milazim Krasniqi ka kritikuar veprimet e VV-së, e cila po mundohet të minimizoi rolin e KFOR-it në Kosovë.
Ai ka vlerësuar se nuk duhet harruar se KFOR-i sot ruan kufijtë e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se sa më shumë që po tentoni të mashtroni në këtë drejtim veç po “sharrojnë”.
“Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008 është shpall në kufijtë e Kosovës të vitit 1974. Pra me krejt veriun brenda Kosovës. Vandalët serbë i patën djegë pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak e jo në Urën e Ibrit, sepse atje ka qenë kufiri edhe më 2008. Edhe atëherë e edhe sot kufirin e siguron KFOR-i. Prandaj sa më shumë që po tentoni të mashtroni, veç po sharroni!”, ka shkruar Krasniqi.