Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kujt ia la pasurinë Papa Françesku?

24/04/2025 - 18:44
në Lajme, Ndryshe
A A
Kujt ia la pasurinë Papa Françesku?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në javët që i paraprinë vdekjes së tij, Papa Françesku tregoi edhe një herë qëndrueshmëri në veprimet që ndërmerrte. Akti i tij i fundit ishte i qetë, por tepër i fuqishëm: ai dhuroi më shumë se 200 mijë euro – gjitha kursimet nga llogaria personale – për të burgosurit në burgun për të mitur Casal del Marmo.

Këtë gjest prekës e zbuloi imzot Benoni Ambarus, i njohur si Don Ben, ipeshkëv ndihmës në Romë dhe bashkëpunëtor i afërt i Papës Françesku. Donacioni i Papës ishte i dedikuar për hapjen e një fabrike makaronash në ambientet e këtij burgu të të miturve në Romë.

“Deri disa ditë më parë, Ati i Shenjtë po tërhiqte fjalë për fjalë trupin e tij drejt Reginë Çelit, vetëm që t’i thoshte botës me gjithë fuqinë e tij se duhet të kujdesemi për të burgosurit”, tha Don Ben për La Repubblica dhe shtoi se “pasurinë ua dha atyre – 200 mijë euro nga llogaria personale”.

Kur Don Ben e pyeti nëse mund të llogariste në ndonjë ndihmë, Papa fillimisht i tha se financat e Kishës ishin të shterura. Por më pas shtoi se “mos u shqetëso, kam diçka në llogarinë time”.

Shuma kaloi shumë shpejt nga llogaria e tij dhe do t’u mundësojë të rinjve në burg të ndërtojnë një të ardhme përmes një pune të ndershme.

Në të Enjten e Madhe, vetëm disa ditë para vdekjes, Papa Françesku vizitoi burgun Regina Coeli. Ishte, siç thonë dëshmitarët, i lodhur dhe i dobët, por i palëkundur në misionin e tij.

“E kujtoj si një njeri të lodhur që mezi lëvizte, por me praninë e tij e bëri shumë të qartë nevojën për kujdes ndaj të burgosurve”, tregoi Don Ben dhe shtoi se “për ta, ai ishte si një baba që vdiq. Kjo është ajo që më thanë”.

Fjalët e tij u mbështetën edhe nga Samuele Ciambriello, komisioner për të drejtat e personave të privuar nga liria në rajonin Campania. Duke kujtuar Papën, ai tha se “më lejoni këtë kujtim të dhimbshëm, por të ëmbël. Françesku nuk fliste vetëm për burgjet – ai i bëri ato zemrën e pontifikatit të tij. Hapi Dyert e Shenjta brenda burgut Rebibbia, duke e kthyer atë në një bazilikë”.

Ciambriello përmendi gjithashtu ritin vjetor të larjes së këmbëve të të burgosurve, burra dhe gra, si dhe qindra vizitat që Papa bëri në burgje anembanë botës. Ai theksoi se politikanët duhet ta nderojnë trashëgiminë morale dhe shpirtërore të Papës Françesku me veprime konkrete, si amnistia apo ulja e dënimeve gjatë Vitit Jubilar.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Heqja fusnotës në fjalën“Kosovo” korrigjon një padrejtësi ndaj shtetit tonë

Haxhiu: Po e presim vendimin e Kushtetueses për votimin e fshehtë, mund të marrim me mend se cili do të jetë ai
13/03/2026 - 13:36

Albulena Haxhiu, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të European Committee of the Regions për të hequr nga përdorimi fusnotën pranë emrit të vendit tonë,...

Më shumëDetails

Masakra në Tregun e Mitrovicës, Peci: Akt kriminal, i porositur nga regjimi i Millosheviqit

Masakra në Tregun e Mitrovicës, Peci: Akt kriminal, i porositur nga regjimi i Millosheviqit
13/03/2026 - 12:57

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka nderuar viktimat e 13 marsit, në përvjetorin e 27-të të Masakrës në Tregun e Mitrovicës. Në një postim në Facebook,...

Më shumëDetails

Shqetësimet e kongresmenëve amerikanë për reduktim trupash në Kosovë, NATO: Aktualisht s’jemi duke shqyrtuar ndonjë ndryshim

75 vjet NATO: Nga një “mburojë” në Luftën e Ftohtë, në forcë të sigurisë globale
13/03/2026 - 12:24

Disa kongresmenë amerikanë i kanë shkruar një letër Sekretarit amerikan, Marco Rubio, duke shprehur shqetësimin e tyre për zvogëlim të mundshëm të trupave amerikane në Kosovë. Megjithatë, një...

Më shumëDetails

Trump s’ka mbaruar punë ende me Iranin: Goditja e madhe po vjen

Trump s’ka mbaruar punë ende me Iranin: Goditja e madhe po vjen
13/03/2026 - 11:59

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka paralajmëruar sulme të mëdha ndaj Iranit. Në një reagim në “Truth Social”, presidenti amerikan ka reaguar sërish, duke thënë se SHBA po...

Më shumëDetails

Nexh Spahiu kritikon urën e re mbi lumin Ibër: Po qëndron shtrembër dhe dëmton pamjen estetike pasi ana e djathtë është më ulët

Nexh Spahiu kritikon urën e re mbi lumin Ibër: Po qëndron shtrembër dhe dëmton pamjen estetike pasi ana e djathtë është më ulët
13/03/2026 - 11:26

Analisti dhe profesori nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka ngritur shqetësime lidhur me urën e re të ndërtuar vitin e kaluar mbi Lumin Ibër, duke vlerësuar se ajo duket...

Më shumëDetails

”Vëlla e motër me pas, kur kapet duke keqpërdorur vendin e ka në burg”, Basha për kontratën e kerozinës në Aeroport

”Vëlla e motër me pas, kur kapet duke keqpërdorur vendin e ka në burg”, Basha për kontratën e kerozinës në Aeroport
13/03/2026 - 11:03

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka reaguar pas raportimit të Front Online lidhur me kontratën për furnizim me kerozinë në aeroport. Front Online raportoi se kompania EX FIS,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK thërret konferencë për media

    BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vdekja e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, çka zbuloi autopsia?

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Çfarë posti iu ofrua Osmanit nga Kurti, flet zyrtari i LVV-së

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë