Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka thënë se presidenca shqiptare nuk ia kanë dhënë nënshtetësinë e Shqipërisë, Laura Fazliut.
Si pasojë e kësaj, para disa muajsh Laura nuk kishte pasur mundësi të udhëtonte me ekipin në Azerbajxhan shkaku i pasaportës.
“Laura Fazliu në një ndër fitoret e saj në World Judo Masters! Edhe një informatë për Laurën, përkundër që nga Ministria Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit mori miratimin, ajo nga ekspertë të Presidencës Shqiptare u refuzua për Shtetësi Shqiptare! I mjerë ai që nuk e sheh një vajzë që po bën krenar çdo Shqiptar kudo në Botë që nuk qenka interes Kombëtar! Laura s’mundi të udhëtoj në Azerbajxhan shkaku i pasaportës, muaj më parë! Faleminderit Qeverisë Shqiptare por sinqerisht ‘ekspertët’ në Presidencë janë të mjerë. Flamur Gashi deri sa ishte në Presidencën Shqiptare s’kemi pas kurrë probleme të tilla!”, ka shkruar Kuka.











