Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kuleta e shtetit e dërgon Kurtin në të pestën komunë

04/12/2022 - 14:04
në Ekonomi, Lajme
A A
Kuleta e shtetit e dërgon Kurtin në të pestën komunë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti, sot e vazhdon prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2023 nëpër komuna, ku rreth orë 15:00 do të jetë në Gjakovë.

Kurti, fillimisht prezantoi kuletën e shtetit në Prizren, ku vëmendjen më të madhe e mori ndërpreja e rrymës gjatë prezantimit.

Në Mitrovicë, Kurti tha se buxheti i planifikuar për Komunën e Mitrovicës, është mbi 25 milionë euro.

Atje Kurti tha se me këtë buxhet parashihet rregullimi i rrugëve të Shalës së Bajgorës, dhe se një milion euro do të ndahen për rindërtimin e shtëpive në pjesën veriore të qytetit.

Më pas, shefi i ekzekutivit sërish bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantuan para qytetarëve të Pejës buxhetin për vitin e ardhshëm.

Në Pejë, Kurti tha se me buxhetin e vitit 2023, do ta vazhdohet mbështetja për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e sigurinë.

Sipas numrit një të Qeverisë, në kuadër të mjeteve të destinuara për vitin që vjen, parashihet shtimi i vlerave për investime kapitale, mallra dhe shërbime, që arrijnë vlerën 1.3 miliard euro dhe se kjo do të kontribuojë edhe në shtimin e aktivitetit biznesor dhe rritjen e zhvillimit ekonomik.

Për Komunën e Pejës, 33 milionë euro parashihet të ndahen nga buxheti.

Përveç 6.6 milionë eurove që janë planifikuar për projekte infrastrukturore në komunën e Pejës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka planifikuar 1.55 milion euro për projekte në këtë komunë, që do t’i shërbejnë sportit dhe rinisë. Gjithashtu janë planifikuar edhe mjetet për finalizimin e Qendrës Nacionale të Xhudos.

Në Prishtinë, Kurti, Murati dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantuan para qytetarëve disa nga projektet dhe nismat për vitin e ardhshëm, që kanë për qëllim rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin.

Për Komunën e Prishtinës, buxheti i planifikuar për vitin 2023 është mbi 109 milionë euro.

Kryeministri veçoi disa nga projektet më me interes për qytetarët e kësaj komune që parashihen me buxhetin për vitin e ardhshëm në arsim, shëndetësi, siguri, kulturë, sport, rini e trashëgimi kulturore.

Prezantimi i buxhetit për vitin 2023 ka filluar nga dita e martë, në Komunën e Prizrenit, duke vazhduar dje në Mitrovicë, e do të prezantohet edhe në komuna të tjera, ku qytetarët do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë me Kryeministrin dhe ministrat, dhe të japin mendimet e tyre lidhur me buxhetin e vitit 2023., thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

Buxheti që i dedikohet qeverisjes lokale dhe komunave planifikohet të rritet për rreth 100 milionë euro, nga 560 që ishte në vitin 2022 në 660 milionë euro për vitin 2023.

Buxheti për komunat parashihet të jetë 100 milionë euro më i lartë sesa për këtë vit.

Kryeministri Kurti theksoi se buxheti i vitit të ardhshëm është më i larti në historinë e Republikës, në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro./Klankosova.tv/.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Kurti deshi president të tij për të ushtruar pushtet autoritar, ne e ndalëm

Tahiri: Kurti deshi president të tij për të ushtruar pushtet autoritar, ne e ndalëm
10/03/2026 - 22:05

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka folur në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova...

Më shumëDetails

Haradinaj: Akuza për “puç” ndaj Osmanit bazohet në frikën që e ka VV-ja ndaj saj

Zgjedhjet komunale, Haradinaj konfirmon bisedimet me Krasniqin e Abdixhikun- Lë hapësirë për bashkëpunim edhe me VV
10/03/2026 - 21:58

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar akuzat për një “puç politik” që janë drejtuar ndaj presidentes Vjosa Osmani në raport me Lëvizjen Vetëvendosje....

Më shumëDetails

Kriza e re politike, deputetët e Kuvendit sërish në “pushim”

Kriza e re politike, deputetët e Kuvendit sërish në “pushim”
10/03/2026 - 21:45

Legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës, ishte funksionale fiks 1 muaj nga konstituimi.Kjo për shkak se tashmë nga dje deri më 31 mars Gjykata Kushtetuese përmes masës...

Më shumëDetails

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së
10/03/2026 - 21:37

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar një marrëveshje strategjike me gjigantin teknologjik Nvidia, kompania më e vlefshme në botë....

Më shumëDetails

Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare për zgjedhjen e presidentit

Çitaku: Qeveria e ardhshme do të jetë pa Vetëvendosjen
10/03/2026 - 21:32

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar dështimin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, duke kritikuar keqinterpretimet e kryeministrit Albin Kurti mbi qëndrimin e partisë së...

Më shumëDetails

Vitin e kaluar i shpenzuan gati 200 mijë euro për t’i marrë me qira, tash Qeveria Kurti i jep mbi 1.7 milion euro për pesë vetura ekskluzive

Vitin e kaluar i shpenzuan gati 200 mijë euro për t’i marrë me qira, tash Qeveria Kurti i jep mbi 1.7 milion euro për pesë vetura ekskluzive
10/03/2026 - 21:18

Agjencia Qendrore e Prokurimit duket se duan ta zgjidhin çështjen e veturave. I kanë ndarë mbi 1,6 milion euro për pesë vetura të reja të modeleve ekskluzive. Vlera...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    322 Shpërndaje
    Shpërndaje 129 Tweet 81
  • “Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Përfundimi i mandatit, zbulohet e ardhmja politike e Vjosa Osmanit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • I plagosuri në Skenderaj ishte një 44 vjeçari, Spitali i Mitrovicës tregon gjendjen e tij

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë