Shaip Kamberi zhvilloi një takim zyrtar në Departamentin e Shtetit të SHBA-së me zyrtarët Daniel J. Lawton dhe Joe Farbeann, ku ngriti çështjet e diskriminimit sistemik ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përfshirë pasivizimin e adresave dhe përjashtimin nga institucionet.
Kamberi theksoi se kur Beogradi mohon problemin, ai e ndërkombëtarizon çështjen dhe përdor mbështetjen e miqve amerikanë, duke e bërë këtë një temë të të drejtave të njeriut dhe stabilitetit rajonal.
“Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Uashington. Lugina e Preshevës nuk është temë lokale, është çështje e të drejtave të njeriut dhe e stabilitetit në Ballkan,” tha Kamberi.













