Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Afrim Bunjaku kishte gradën rreshter, sot ka gradën “Hero i Kosovës”

26/07/2025 - 11:51
në Lajme
A A
Kurti: Afrim Bunjaku kishte gradën rreshter, sot ka gradën “Hero i Kosovës”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në nderim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me disa nga ministrat në detyrë, bëri sot homazhe pranë varrit të Heroit Afrim Bunjaku si dhe vizitë në familjen e tij.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në Banjskë të Zveçanit, tashmë ka marrë gradën më të lartë që mund ta ketë një qytetar i Republikës së Kosovës – atë të heroit.

Ai theksoi se sakrifica e policëve që dhanë jetën në mbrojtje të vendit nuk duhet harruar asnjëherë.

“Ne erdhëm tek varri i Afrim Bunjakut që të bëjmë homazhe, të takojmë familjen e tij. Te rreshteri i cili ra heroikisht në Banjskë të Zveçanit, e pas dy muajve bëhen dy vjet të rënies së tij heroike. Të gjithë këta polic që ia kushtuan jetën e tyre shërbimit për Kosovën dhe qytetarët e saj dhe u sakrifikuan në mbrojtje të vendit tonë të paqes e sigurisë, meritojnë gjithë respektin tonë dhe duhet t’i kujtojmë e përkujtojmë vazhdimisht. Afrim Bunjaku kishte gradën rreshter në Policinë e Kosovës, por sot ai e ka gradën ‘Hero i Kosovës’. Grada hero është grada më e lartë që mund ta ketë një qytetar i republikës dhe një zyrtar i shtetit. Është e vetmja gradë nga e cila nuk mund të degradohesh. Heroi i Kosovës Afrim Bunjaku sot kujtohet nga mbarë populli ynë, nga secili zyrtar i shtetit në nderim e kujtim të flijimit të tij për Republikën e Kosovës, integritetin territorial, sovranitetin e shtetit”, tha Kurti.

Gjatë ditës, janë paraparë homazhe pranë varrit të Heroit Enver Zymeri, vizitë në familjen e tij si dhe nderime pranë lapidarit në vendin e rënies së tij.

Ceremonitë përkujtimore do të përmbyllen në orën 17:00 me pritjen zyrtare të marshuesve në Qendrën për Trajnim për Kërkim-Shpëtim “Berim” në Zubin Potok – Ujman.

JU REKOMANDOJMË

Reagon OVL e UÇK-së: Ish-roja e burgut bëhet prokuror kundër krerëve të UÇK-së, skandali që trondit drejtësinë!
Lajme

Reagon OVL e UÇK-së: Ish-roja e burgut bëhet prokuror kundër krerëve të UÇK-së, skandali që trondit drejtësinë!

26/07/2025 - 21:07
Mbahet marsh përkujtimor me motoçikleta në nderim të policëve të rënë në krye të detyrës
Lajme

Mbahet marsh përkujtimor me motoçikleta në nderim të policëve të rënë në krye të detyrës

26/07/2025 - 20:59
Cakolli për seancën e natës: Legjitimiteti nuk matet vetëm me rezultatin, por edhe me gjithë rrugën që çon deri aty
Lajme

Cakolli për seancën e natës: Legjitimiteti nuk matet vetëm me rezultatin, por edhe me gjithë rrugën që çon deri aty

26/07/2025 - 20:50
Skandaloze| Deputeti i VV-së nuk e bën “teklif” rregulloren e Kuvendit, disrespekton institucionin me veprimin e tij
Lajme

Skandaloze| Deputeti i VV-së nuk e bën “teklif” rregulloren e Kuvendit, disrespekton institucionin me veprimin e tij

26/07/2025 - 20:39
VIDEO/ Zjarr i madh në një park në vend, zjarrfikësit detyrohen të ndërhyjnë
Lajme

VIDEO/ Zjarr i madh në një park në vend, zjarrfikësit detyrohen të ndërhyjnë

26/07/2025 - 20:31
29 vatra zjarri brenda tetë oreve, Muharremi: Ministrat, a thu janë gjallë a jo?
Lajme

29 vatra zjarri brenda tetë oreve, Muharremi: Ministrat, a thu janë gjallë a jo?

26/07/2025 - 20:22

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Befason Daut Haradinaj, del me thirrje publike për Krasniqin e Abdixhikun

    Befason Daut Haradinaj, del me thirrje publike për Krasniqin e Abdixhikun

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • VIDEO/Dy mërgimtarë terr0rizojnë familjen në mes të rrugës – fillimisht e rrezikojnë me veturë, më pas dalin dhe e kërcënojnë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Përplasja mes familjarëve përfundon me zjarrvënie në Pejë – dëmi rreth 50 mijë euro

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • ‘Sot vuloset se s’ka Qeveri Kurti 3’

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Çka po paralajmëron deputetja Krasniqi?

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë