Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Ata guxuan të marrin armët për liri, barazimi mes krerëve të UÇK-së e regjimit gjenocidal, i papranueshëm për ne

17/02/2026 - 12:27
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Ata guxuan të marrin armët për liri, barazimi mes krerëve të UÇK-së e regjimit gjenocidal, i papranueshëm për ne
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës për kremtimin e 18-vjetorit të pavarësisë përmendi ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai tha se është e papranueshme të barazohen ata me një regjim gjenocidal dhe tha se akuzat e Prokurorisë Speciale janë të paqëndrueshme.

“Ndërsa kujtojmë datën e shpalljes së Republikës, brengosemi që krerët e UÇK-së e të Republikës së Kosovës po akuzohen padrejtësisht sepse ata guxuan të marrin armët për liri kundër shtypjes njëshekullore dhe kundër një regjimi gjenocidal. Akuzat e Prokurorisë Speciale në Hagë për krime kundër njerëzimit nuk qëndrojnë. Ato s’marrin parasysh kontekstin historik e politik të luftës tonë çlirimtare, të cilës ia detyrojmë lirinë. Krime kundër njerëzimit ndaj popullatës ka kryer Serbia e Millosheviqit. Kërcënim për përsëritjen e tyre është sot Serbia e Vuçiqit. Barazimi mes krerëve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është i paqëndrueshëm dhe i papranueshëm për ne”.

Kurti gjithashtu tha se aktivistët e luftëtarët që u përpoqën për jetësimin e Republikës vite më parë ndoshta nuk e kanë pasë të gjithë përfytyrimin e njëjtë se si do të duket sot Kosova, por tha se të gjithë e dëshiruan lirinë.

“Republika në radhë të parë është institucion i lirisë, shprehje e sovranitetit, mjet për zhvillim. Prandaj, kur vjen fjala te Republika dhe sovraniteti, ne nuk mund të lëshojmë pe sepse nuk bëjmë dot kompromis me lirinë dhe zhvillimin. Ne i kujtojmë përfytyrimet dhe vizionet e parealizuara të aktivistëve dhe luftëtarëve që e kanë dëshiruar Republikën sepse pa sakrificën e tyre nuk do ta kishim shtetin tonë. Mu ato na frymëzojnë e orientojnë për ta forcuar edhe më shumë atë”.

JU REKOMANDOJMË

Ferizaj “zbarkon” në Prishtinë – 44 autobusë nisen për Marshin e Drejtësisë

Ferizaj “zbarkon” në Prishtinë – 44 autobusë nisen për Marshin e Drejtësisë
17/02/2026 - 13:23

44 autobusë janë nisur nga Ferizaj drejt Prishtinës, atje ku do të mbahet marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë. Për numrin e...

Më shumëDetails

Një orë para nisjes, presidentja Osmani i jep mbështetje të fuqishme protestës për çlirimtarët

Një orë para nisjes, presidentja Osmani i jep mbështetje të fuqishme protestës për çlirimtarët
17/02/2026 - 12:44

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani  në ceremoninë e parakalimit të  Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në 18- vjetorin e pavarësisë ka thënë...

Më shumëDetails

Rifat Jashari me brohoritje e duartrokitje pritet nga qytetarët në parakalimin e FSK-së dhe Policisë së Kosovës

Rifat Jashari me brohoritje e duartrokitje pritet nga qytetarët në parakalimin e FSK-së dhe Policisë së Kosovës
17/02/2026 - 12:43

Brohoritje e duartrokitje, u dhanë teksa Rifat Jashari po kalonte rrugën nëpër të cilën do të kalojnë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policët e Kosovës...

Më shumëDetails

Momenti historik kur Hashim Thaçi shpalli Pavarësinë e Kosovës

Momenti historik kur Hashim Thaçi shpalli Pavarësinë e Kosovës
17/02/2026 - 12:36

Sot, Kosova shënoi 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, në orën 15:39, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi shpalli Pavarësinë e Kosovës, duke e bërë këtë...

Më shumëDetails

Nis Parada e Krenarisë, po marrin pjesë krerët e shtetit dhe Rifat Jashari

Nis Parada e Krenarisë, po marrin pjesë krerët e shtetit dhe Rifat Jashari
17/02/2026 - 12:33

Ka nisur parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës në nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Parakalimi kësaj radhe po bëhet në rrugën...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj uron përvjetorin e pavarësisë: Përvjetorin tjetër me shokët e liruar

Nasim Haradinaj uron përvjetorin e pavarësisë: Përvjetorin tjetër me shokët e liruar
17/02/2026 - 12:29

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Haradinaj ka uruar të gjithë ata që iu gëzuan dhe po i gëzohen pavarësisë. “Urime dita...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë

    Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    224 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56
  • Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Nysret Pllana: Për një natë “shqiptarëzinjtë” i mbledhin miliona franga për një xhami të hamamit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Nuk e di çka të kanë borxh njerëzit e shtëpisë sime”, Buzhala e Rexhaj sqarohen përball njëri-tjetrit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë