Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: BE-ja të bëjë hapa konkretë në rrugën evropiane të Kosovës

19/09/2024 - 20:54
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti për ‘Financial Times’: BE-ja dhe SHBA-ja kanë qenë “shumë të buta” ndaj Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë qëndrimit në Bruksel, pas drekës së ftuar dhe organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte në Qendrën Evropiane për Politika (EPC), ku me titull “Kosova dhe BE-ja: Dinamikat dhe perspektiva aktuale”, u diskutua mbi rrugëtimin evropian të Kosovës.

Sipas njoftimit, Kurti veçoi rritjen ekonomike të vendit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimin e ligjit dhe zbatimin e reformave efektive në sistemin e drejtësisë, masat e punësimit, reformat ekonomike, mbështetjen e rritur për bujqësi, politika sociale dhe energjetike dhe digjitalizimin e shërbimeve, si disa prej arritjeve të qeverisjes.

Po ashtu, Kurti shtoi se progresi demokratik i vendit u dëshmua dhe nga rankimet e matjet e ndryshme ndërkombëtare.

Integrimi evropian mbetet objektiv i yni parësor, shtoi kryeministri, duke shprehur se zhvillimi që po njeh vendi shërben edhe në funksion të avancimit të rrugëtimit tonë drejt familjes evropiane.

“Ai tha se Kosova ka arritur nivelin e zbatimit të Agjendës për Reformat Evropiane (ERA II) në mbi 70%, e gjithashtu Programi Kombëtar për Integrimin Evropian, i fokusuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), ka pasur një normë vjetore zbatimi që i kalon 60%. Në tre vitet e fundit, ne kemi adresuar e zbatuar me sukses reforma të shumta të vonuara prej kohësh, të cilat ishin rekomandime të kahershme e në mënyrë të përsëritur nga BE-ja që nga viti 2012”.

Kryeministri theksoi rëndësinë e iniciativës së BE-së për Planin e Rritjes, e për të cilën Kosova është përkushtuar maksimalisht duke qenë ndër vendet e para e cila ka dorëzuar dhe Agjendën e Reformave.

Teksa ka shtuar se është koha që Bashkimi Evropian të bëjë hapa konkretë në lidhje me rrugën evropiane të Kosovës.

“Ai gjithashtu u shpreh se vendi ynë në vazhdimësi ka dëshmuar përkushtimin ndaj vlerave evropiane dhe demokratike dhe përafrimin me politikën e jashtme të BE-së, andaj ka ardhur koha që edhe BE-ja të bëjë hapa konkretë dhe marrë vendime të rëndësishme në lidhje me rrugën evropiane të Kosovës. Të tilla janë njohja nga ana e pesë shteteve mosnjohëse të Bashkimit Evropian dhe marrja e statusit të vendit kandidat dhe pyetësorin për anëtarësim,” thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Olluri: Përfshirja në trafik droge është bërë veprim i zakonshëm në Vetëvendosje
Kryesore

Olluri: Përfshirja në trafik droge është bërë veprim i zakonshëm në Vetëvendosje

24/08/2025 - 19:07
Lushaku-Sadriu: VV propozoi personalitete polarizuese, s’ka vullnet për konstituim
Lajme

Lushaku-Sadriu: VV propozoi personalitete polarizuese, s’ka vullnet për konstituim

24/08/2025 - 18:51
Fshihet murali i Mlladiqit në Zveçan, Peci: Ishte iniciativë e imja, jo e qeverisë
Kryesore

Fshihet murali i Mlladiqit në Zveçan, Peci: Ishte iniciativë e imja, jo e qeverisë

24/08/2025 - 18:51
VV e konfirmon që kandidati për asamblist iu arrestua pasi u gjetën katër plantacioneve të kanabisit në Gjilan
Kryesore

VV e konfirmon që kandidati për asamblist iu arrestua pasi u gjetën katër plantacioneve të kanabisit në Gjilan

24/08/2025 - 18:47
Osmani uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Kosova qëndron fort përkrah jush
Kryesore

Osmani uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Kosova qëndron fort përkrah jush

24/08/2025 - 18:38
Sul’mohen tre policë në Mitrovicën e Veriut
Kryesore

“Uniforma e mbishkrime nacionaliste”, çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it?

24/08/2025 - 18:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    241 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Kandidati i Vetëvendosjes arrestohet për përfshirje në kultivimin e 500 bimëve kanabis

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kica-Xhelili pyetet a bëjnë “dikur” koalicion me VV-në nëse zbutet gjuha, përgjigjet interesant

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kjo është bashkëshortja e “Mehmet Kosovës”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është i dyshuari që kanosi policët në Mitrovicë, përfundon në ndalim prej 48 orë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë