Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Byroja do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri

05/01/2025 - 20:02
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Kurti: Byroja do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një tubim të mbajtur në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, kryeministri Albin Kurti u drejtoi një mesazh mërgimtarëve që nuk kanë arritur të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.“Ata të cilët nuk janë regjistruar, u mbetet metoda e vjetër: me aeroplan, autobus ose veturë,” tha Kurti gjatë fjalimit të tij.

Në këtë tubim, kryeministri përmendi disa nga arritjet e qeverisë së tij gjatë vitit 2024.Kurti theksoi gjithashtu se rritja ekonomike e vendit është arritur pa borxhe të reja. “Përkundrazi, e kemi zvogëluar,” tha ai.

Duke folur për prioritetet e mandatit të ardhshëm, kryeministri nënvizoi rëndësinë e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe miratimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.“Të dashur mitrovicas, deri tash e kanë shty, nuk munden ma. Do të bëhet Byroja. Secili do të tregojë sa ka pasuri. Nuk kemi kurrgjë kundër njerëzve të pasur, veç duhet me na kallëzu kah i kanë marrë paret,” tha Kurti, duke shtuar se reforma e Këshillit Prokurorial të Kosovës është po ashtu e domosdoshme.

Projektligji për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar u miratua nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024, por është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga PDK më 13 dhjetor 2024, së bashku me 12 projektligje të tjera.Kryeministri foli edhe për situatën në veri të vendit, duke theksuar se atje tashmë është shtrirë ligjshmëria dhe kushtetutshmëria.

Ai përmendi sulmet terroriste në Banjskë dhe kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit,” duke i cilësuar si aksione të dështuara.“Ata sa herë të provojnë do të dështojnë,” tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Kurti në Tetovë, Kasami: Mik i madh i shqiptarëve të RMV’së, biseduam për projektet infrastrukturore

Kurti në Tetovë, Kasami: Mik i madh i shqiptarëve të RMV’së, biseduam për projektet infrastrukturore
22/11/2026 - 20:13

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në takim, ku ishte i pranishëm edhe Izet Mexhiti, u diskutua për...

Më shumëDetails

Parqet kombëtare s’janë pista për gara off- road”, Inspektorati u shqipton vërejtje motoristëve, Pacolli: Do të ketë masa ligjore

Parqet kombëtare s’janë pista për gara off- road”, Inspektorati u shqipton vërejtje motoristëve, Pacolli: Do të ketë masa ligjore
22/11/2026 - 19:48

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ka zhvilluar kontrolle në disa lokalitete të...

Më shumëDetails

Rilicencimi i EFT-së pas ndalimit të tregtisë me kompani serbe: Bajrami kërkon sqarim publik nga ZRRE

Bajrami: Në dhjetor nuk patëm rrymë deri në 12 orë sepse Qeveria e ka shitur atë jashtë vendit
22/11/2026 - 19:29

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të sqarojë nëse vazhdon të jetë në rend dite rilicencimi i kompanisë EFT, në...

Më shumëDetails

Hoxha Labinot Maliqi: GTA 6 është haram, prindërit të mos ua blejnë fëmijëve

Hoxha Labinot Maliqi: GTA 6 është haram, prindërit të mos ua blejnë fëmijëve
22/11/2026 - 18:27

Hoxha Labinot Maliqi ka reaguar lidhur me përmbajtjen e lojës së shumëpritur “GTA 6”, duke u bërë thirrje prindërve që të mos ua blejnë atë fëmijëve, ndërsa ka...

Më shumëDetails

Gashi: Budallakia nuk ka skaj, Kurti po e mëson qytetarin të jetojë me varfëri

Gashi: Të enjten vendoset drejtimi i LDK-së
22/11/2026 - 17:57

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për dështime në arsim dhe drejtësi, si dhe për mungesë të perspektivës...

Më shumëDetails

Mashtronte kinse vuante nga leukemia, arrestohet në Gjilan pasi dyshohet se përmes “GoFundMe” grumbulloi mbi 189 mijë euro

Mashtronte kinse vuante nga leukemia, arrestohet në Gjilan pasi dyshohet se përmes “GoFundMe” grumbulloi mbi 189 mijë euro
22/11/2026 - 16:51

Një person me inicialet E.A. është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se kishte mashtruar qytetarët në Kosovë dhe diasporë duke pretenduar rrejshëm se vuante nga leukemia akute. Përmes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 23 vjeçarja parkon Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zbulohet ku kishte shkuar 21 vjeçarja, e cila u raportua e zhdukur bashkë me foshnjën 9-muajshe në Prizren

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë