Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar figurat e Adem Demaçi dhe Astrit Dehari në përvjetorin e lindjes së tyre, 26 shkurt.
Kurti e cilësoi Demaçin si emrin më të shquar të përpjekjes së gjatë të popullit shqiptar për liri, bashkim kombëtar, drejtësi dhe Kosovën Republikë. Ndërkaq, Deharin e vlerësoi si ndër aktivistët më të dalluar të brezit të ri në vazhdimin e kësaj përpjekjeje për Republikën e Kosovës, emancipim, barazi dhe përkujdesje për të gjithë.
Sipas Kurtit, 26 shkurti nuk është thjesht një datë kalendarike, por një simbol me domethënie të thella që vijon të frymëzojë dhe të tregojë rrugën përpara.












