Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur tek Kuvendi i Kosovës, ku do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.
Ai është deklaruar shkurt para gazetarëve, të cilët e pyetën nëse do të ketë sonte seancë edhe për formimin e Qeverisë.
“Do të synojmë që të jemi të suksesshëm në konstituimin e Kuvendit, e më pas në formimin e Qeverisë”, ka deklaruar shkurt Kurti.
Për Kryetare Kuvendi pritet të propozohet Albulena Haxhiu.
Nevojiten 61 vota për zgjedhjen e saj./Reporteri.net













