Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kurti e di se e ka në rrezik Prishtinën dhe Mitrovicën”

02/11/2025 - 19:13
në Lajme
A A
“Kurti e di se e ka në rrezik Prishtinën dhe Mitrovicën”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Politologu Blerim Canaj ka thënë se deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se s’ka buxhet për kandidatët për kryetarë komunash nga partitë e tjera politike nëse nuk punojnë mirë, janë një mendësi që e ka futur në funksion vetëm kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Canaj ka deklaruar se Kurti këtë po e bën vetëm sepse ka rrezik të humbë vota në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Jugut, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që mbahet më 9 nëntor.

“Nëse e shohim atë çfarë tha, kjo është pjesë e mendësisë që e ka futur zoti Kurti. Ai e përcakton se kush janë hajnat, ai e përcakton se kush janë ata që nuk qeverisin mirë. Do të thotë, neve nuk na duhen as policia dhe as hetuesia për t’i ndjekur hajnat, sepse i përcakton Kurti. Madje, nuk ka nevojë as të dalim për të votuar, sepse qytetari nuk e përcakton kush qeveris mirë, por këtë na e thotë Kurti. Kjo është ajo mendësi që në fillim, si ta shohim, na shkon mendja”, tha ai.

“Natyrisht, kjo është përpjekje që të thotë se ato partitë e tjera, ata ‘hajvanët’, nuk dinë të qeverisin ose janë ‘hajna’. Por njëkohësisht e di se e ka shumë në rrezik Prishtinën. Kam përshtypjen se, siç duket, Përparim Rama prapë do ta marrë Prishtinën, sepse për Kurtin është shumë e rëndësishme Prishtina”.

“Por e rëndësishme për të është edhe Mitrovica, sepse të gjithë e dimë që gjithë energjinë e ka harxhuar në Mitrovicë, dhe aty, siç duket, zoti Peci i ka gjasat reale të dështojë. Natyrisht, kjo e sjell një farë lloj nervozizmi”, tha Canaj.

Në fund, ai tha se Kurti nuk duhet të harrojë se garën e përcaktojnë qytetarët e vendit, pasi Kosova është me sistem demokratik.

JU REKOMANDOJMË

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq licencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit
Lajme

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq licencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit

02/11/2025 - 23:21
Visar Ymeri: VV-ja po e trajton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese si këshillë
Lajme

Ymeri: VV ka uzurpuar sallën e Qeverisë, nuk është qeveri në detyrë

02/11/2025 - 22:32
“Ja pse e votuam Rashiqin”, flet Hykmete Bajrami
Lajme

Bajrami godet Vjosa Osmanin: Ajo është fajtore pse LDK ra në 12% – nuk ka më vend për të në parti

02/11/2025 - 22:26
Zafa i befason të gjithë, mbështet Abrashin e Vetëvendosjes në Prizren
Lajme

Zafa i befason të gjithë, mbështet Abrashin e Vetëvendosjes në Prizren

02/11/2025 - 22:02
Daka: Partia që ka 61 vota ka të drejtë të formojë qeverinë – Kurti s’mund ta provojë sërish me të njëjtin emër
Lajme

Daka: Partia që ka 61 vota ka të drejtë të formojë qeverinë – Kurti s’mund ta provojë sërish me të njëjtin emër

02/11/2025 - 21:34
Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë
Lajme

Familja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

02/11/2025 - 21:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë

    Familja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Falsifikoi dokumentet e pronave të AKP-së dhe i shiti më pas, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LDK e PDK bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zyrtare: Nënshkruhet koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë