Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti e ftoi në takim, Haradinaj: Jemi në metrat e fundit që t’i kthehemi normalitetit

13/03/2026 - 20:10
në Lajme
A A
Bashkëpunimi me CIA, Haradinaj përmend afatin 25-vjeçar për të heshtur: S’do të guxoja të flisja po të mos e përmendte Rubin

Former Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj leaves Pristina International Airport Adem Jashari in Pristina, Kosovo April 27, 2017. REUTERS/Agron Beqiri

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosovës i duhet të shkojë aty ku përket, në familjen e NATO-s.

“Sot vendi ynë ka degraduar në një gjendje të rënduar e tejet të komplikuar ekonomike, politike dhe të sigurisë.

Me afat të harxhuar kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe me Parlament të pezulluar. Me zgjedhje të përfunduara, por me ngërç të paparë e të padëgjuar institucional” ka shkruar Haradinajn, pas ftesës së kryeministrit Kurti, për takim.

Sipas Haradinajt, kjo gjendje “jonormale” është krijuar për shkak se “ata që do të duhej t’i jepnin zgjidhje kësaj situate, nuk e kaluan veten e tyre, por u mjaftuan me interesa personale e partiake”.

“Jemi në udhëkryqin e madh të një bashkimi të të gjithë atyre që sot janë në gjendje ta kalojnë veten e tyre për të mirën e përbashkët” shtoi Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Sot vendi ynë ka degraduar në një gjendje të rënduar e tejet të komplikuar ekonomike, politike dhe të sigurisë.

Me afat të harxhuar kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe me Parlament të pezulluar. Me zgjedhje të përfunduara, por me ngërç të paparë e të padëgjuar institucional.

Kjo gjendje krejtësisht jonormale dhe në dëm të Shtetit e të secilit prej jush, është krijuar për shkak se ata që do të duhej t’i jepnin zgjidhje kësaj situate, nuk e kaluan veten e tyre, por u mjaftuan me interesa personale e partiake.

Si vend e si shoqëri jemi në metrat e fundit që t’i kthehemi normalitetit.

Jemi në udhëkryqin e madh të një bashkimi të të gjithë atyre që sot janë në gjendje ta kalojnë veten e tyre për të mirën e përbashkët.

Kosova gjithmonë ka pasur njerëz që kanë ditur të pozicionohen drejt në momente të vështira;

Që kanë pasur kurajë ta bëjnë luftën, por edhe ta krijojnë paqen;

Njerëz që kanë shkrirë dije, pasuri e jetë për këtë vend;

Që kanë qëndruar dhe kanë pasur vizion që në çastet më vendimtare të rreshtohen pas aleatëve në krye me Amerikën;

Që kanë ditur si krijohen miqtë e si luftohen armiqtë;

Që kanë ditur ta bëjnë Shtetin, por edhe ta krijojnë Ushtrinë e tij;

Që t’i rikthejnë tapitë e tokave dhe të pasurive të vendit të vet;

Nga pavarësia e mbikëqyrur të bëhemi krejtësisht të mëvetësishëm, duke i realizuar të drejtat tona një e nga një…

Të gjitha këto janë themel i fortë që të shohim veç përpara dhe të mos kërkojmë fajtorë, por ta kalojmë veten tonë e të lidhemi drejt të mirës së përbashkët.

Unë dhe Aleanca jemi më të vetëdijshëm se kurrë se plot disa punë kanë mbetur pa u kryer:

Që zgjedhjet të prodhojnë institucione dhe bllokadat të kalojnë në histori;

Që njerëzit e këtij vendi të jetojnë dinjitetshëm me pagat, pensionet dhe ndihmat që u jep Shteti dhe të mos kërkojnë strehë nëpër botë;

Që më në fund ta krijojmë një sistem modern shkollor që arsimon dhe një sistem shëndetësor që shëron;

Që ta zhdukim distancën midis pushtetit dhe qytetarit, e ky i fundit të jetë sovrani i vendimmarrjes dhe të mos e detyrojmë që katër herë brenda vitit të shkojë në votime;

Shteti dhe pushteti të jenë të tij…

Ky është edhe apeli im për të gjithë ata që Kosovën e kanë në mendje dhe në zemër, në trup e në shpirt, që ta kapërcejnë veten e tyre dhe bashkërisht ta çojmë këtë vend drejt normalitetit, drejt zhvillimit, drejt NATO-s dhe BE-së.

Ta çojmë Kosovën aty ku përket, në mesin e vendeve të zhvilluara e demokratike, ta bëjmë pjesë të Familjes së demokracive perëndimore.

Me respekt,

Ramush Haradinaj

Tags: Ramush Haradinaj

JU REKOMANDOJMË

Shahini: Mbi 1 miliard euro kapital vendor u investua jashtë

Shahini: Mbi 1 miliard euro kapital vendor u investua jashtë
13/03/2026 - 21:07

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në EURO n’T7 ka alarmuar për ikjen e kapitalit privat nga Kosova.Sipas tij, derisa viteve të kaluara kemi folur vetëm...

Më shumëDetails

Pentagoni shton forcat në Ngushticën e Hormuzit

Pentagoni shton forcat në Ngushticën e Hormuzit
13/03/2026 - 20:45

Pentagoni amerikan ka vendosur të shtojë forcat e Marinës në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj sulmeve të Iranit në Ngushticën e Hormuzit. Dy zyrtarë amerikanë thanë për...

Më shumëDetails

Protesta në Jarinje, MPJD ka një thirrje për udhëtarët

Protesta në Jarinje, MPJD ka një thirrje për udhëtarët
13/03/2026 - 20:34

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar qytetarët se nesër, më 14 mars 2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në pikën kufitare Jarinje, në territorin...

Më shumëDetails

Marta Kos akuzohet se ka bashkëpunuar me UDB’në, europarlamentarja sllovene e lajmëron KE’në

Marta Kos akuzohet se ka bashkëpunuar me UDB’në, europarlamentarja sllovene e lajmëron KE’në
13/03/2026 - 20:28

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, është përballur sërish me akuza se ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete jugosllave, e njohur në mënyrë kolokviale si Udba.Këto pretendime dolën...

Më shumëDetails

Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë

Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
13/03/2026 - 20:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta presë nesër në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen. Siç ka njoftuar Zyra e...

Më shumëDetails

Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së Kosovës gjatë katër viteve të ardhshme

Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së Kosovës gjatë katër viteve të ardhshme
13/03/2026 - 20:05

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Panairin e Industrisë së Mbrojtjes BEDEX 2026 në Bruksel, duke theksuar rëndësinë e ngjarjes për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Nexh Spahiu kritikon urën e re mbi lumin Ibër: Po qëndron shtrembër dhe dëmton pamjen estetike pasi ana e djathtë është më ulët

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Vdekja e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, çka zbuloi autopsia?

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Çfarë posti iu ofrua Osmanit nga Kurti, flet zyrtari i LVV-së

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë