Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti harron ikjen e kosovarëve: Kemi saldues nga Pakistani, ekonomia jonë po rritet, nuk kemi mjaftueshëm fuqi punëtore

20/12/2025 - 02:27
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti harron ikjen e kosovarëve: Kemi saldues nga Pakistani, ekonomia jonë po rritet, nuk kemi mjaftueshëm fuqi punëtore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar fushatën në Obiliq, por ka tronditur me një deklaratë, duke u arsyetuar se si pasojë e rritjes së madhe ekonomike, Kosova nuk ka mjaftueshëm fuqi punëtore.

Ai ka thënë se nëpër fabrikat e Ferizajt ka parë punëtor të huaj.

“Kam shkuar nëpër fabrika në zonën e Ferizajt, hyn brenda, dy inxhinierë, një nga Turqia tjetri nga Kina. Shkon te salduesi, salduesi prej Pakistani, shkon te agjustatori, prej banglladeshi, shkon te elektricisti prej Filipineve, unë nuk kam asgjë kundër, kjo kallxon që ekonomia jonë po rritet dhe nuk kemi mjaftueshëm fuqi punëtore sa kemi rritje të biznesit. Qysh i kanë ndodhur Gjermanisë e Austrisë që kanë marrë shqiptarë e të tjerë për ekonominë e tyre, në atë pik sa më shumë që i afrohemi BE-së, po na vijnë edhe neve”, ka thënë Kurti.

Mirëpo Kurti në fjalimin e tij në Obiliq ka harruar statistikat se sa mijë shqiptarë e lëshuan Kosovën vetëm gjatë vitit 2024.

Tridhjetë e shtatëmijë e katërqind e pesëdhjetë e një banorë (37451) lëshuan vendin gjatë 2024.

Kështu ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila theksoi se gjatë po të njëjtës periudhë imigruan pak mbi 9 mijë banorë.

“Sipas vlerësimit, gjatë vitit 2024, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore prej 10,888 banorësh. Vendbanimin (komunën) e tyre e ndërruan 21,513 banorë. Kurse, imigruan në Kosovë 9,038 banorë. Derisa emigruan 37,451 banorë”, njoftoi ASK në muajin qershor.

ASK po ashtu kishte raportuar se popullsia e vlerësuar e Kosovës për vitin 2023 ishte 1,603,115, kurse për vitin 2024 ishte 1 milion e 585 mijë e 590 banorë rezidentë.

 

JU REKOMANDOJMË

Gorani për përzierjen e Kurtit në Maqedoni: Poshtërsi e paftyrësi ma të madhe s`kam pa
Lajme

Gorani: Sa mundet macja me u largu prej përsheshi, aq mundet me u ndryshu sistemi politik

20/12/2025 - 02:24
Komandanti i FSK-së e pret në takimin shefin e mbrojtjes së Lituanisë, flasin për situatën e sigurisë
Kryesore

Komandanti i FSK-së e pret në takimin shefin e mbrojtjes së Lituanisë, flasin për situatën e sigurisë

20/12/2025 - 02:22
I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi
Kryesore

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares E.V. në Vushtrri

19/12/2025 - 23:50
Abdixhiku mban tubim në Degën 2 në Prishtinë: T’i japim kryeqytetit qeveri që s’bllokon, por e ndihmon me 1.5 miliardë euro investime
Lajme

Abdixhiku mban tubim në Degën 2 në Prishtinë: T’i japim kryeqytetit qeveri që s’bllokon, por e ndihmon me 1.5 miliardë euro investime

19/12/2025 - 22:50
Jakurti publikon grafikat: Nuk është rritur punësimi, por është shtuar numri i qytetarëve që kanë gjetur punë jashtë Kosovës
Lajme

Jakurti publikon grafikat: Nuk është rritur punësimi, por është shtuar numri i qytetarëve që kanë gjetur punë jashtë Kosovës

19/12/2025 - 22:41
Lushtaku e quajti Kurtin “Kurtoviq”, reagon me nervozizëm Ramabaja “Pse i bëjmë kryetar e nënkryetar rrugaqët”
Kryesore

Ramabaja: Zbutja e gjuhës nga VV-ja është sinjal për mundësi koalicioni me PDK-në pas zgjedhjeve

19/12/2025 - 22:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Hajde po t’pres, kam me ta q* nanën e babën”/ Plas sherri në një fshat të Gjakovës, arrestohet një person

    Këta janë të arrestuarit për dallavere me shpronësime (Emrat)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ky është zyrtari i ATK-së i arrestuar në flagrancë në aksionin kundër korrupsionit

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është ish-ministri i arrestuar nga aksioni Polici-AKI – konfiskohen edhe tri vetura

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ndahet nga jeta zyrtari policor Albion Maxhuni

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë