Agjenda e ditës së sotme në Davos nisi në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është ftuar për të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë: “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”.


Në përgjigjet ndaj pyetjeve të adresuara në kuadër të panelit, kryeministri Kurti shprehu se besimi shërben si shtyllë e shërbimit dhe unitetit, në etapa të ndryshme shoqërore dhe shtetërore. Kryeministri shtoi se optimizmi edhe për të ardhmen rrjedh nga përpjekjet dhe aktivizmi ynë i vazhdueshëm.

Ky panel është pjesë e iniciativës së lansuar nga Forumi Ekonomik Botëror i quajtur “Komuniteti i Besimit në Veprim”, i cili synon të reflektojë mbi mënyrën se si udhëheqës anekënd botës mund të ndërtojnë partneritete inovative mbi mjedisin, ekonominë dhe teknologjinë, duke shqyrtuar mënyrat se si liderët mund të përshpejtojnë bashkëpunimin në aktualitetin shoqëror.











