Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet

21/05/2025 - 07:58
në Kryesore, Lajme
A A
Haxhiu përsëri në mbrojtje të Kurtit: Asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës është vendim i partisë dhe nuk do të tërhiqet.

“Mos ta bëjmë këtë lojë negative. Duhet të respektojmë propozimet e njëri-tjetrit dhe të kemi një kryesi [Kuvendi] të bazuar në meritë”, tha Kurti në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, të transmetuar në mbrëmjen e së martës.

Ndonëse propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, Haxhiu konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat kërkojnë që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar.

Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka ngecur pikërisht te zgjedhja e kryeparlamentarit.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Kurti tha se gjatë procesit të formimit të qeverisë, do të jetë i gatshëm për kompromise dhe koncesione.

Kurti përmendi si partnerë të mundshëm pakicat, si dhe Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

Ata që kanë dyshime nëse ai i ka votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë, Kurti i porositi: “Më testoni”.

Sipas tij, një koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me pakicat dhe me Nismën do të mund të siguronte deri në 80 vota në Kuvend.

LDK-ja më herët e ka refuzuar një ftesë të Kurtit për marrëveshje koalicioni.

Kurti konfirmoi se ka pasur takime me Limajn dhe një rritje të besimit mes tyre, por jo një marrëveshje konkrete.

Kurti bëri të ditur se një nga parakushtet e Nismës ka qenë pozita e kryetarit të Kuvendit – kërkesë që, sipas tij, nuk ka qenë e mundur të përmbushej, pasi Nisma ka siguruar vetëm tre deputetë në Kuvend.

Megjithatë, Kurti shprehu gatishmërinë për bashkëqeverisje me Nismën.

“Synimi jonë është të kemi një qeveri të re, e cila është e re në përbërje. Pa dyshim që do të ketë edhe befasi dhe ndryshime në kabinetin qeveritar”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Si e promovoi pak ditë më parë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ekspozitën skandaloze të Shkelzen Gashit

Si e promovoi pak ditë më parë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ekspozitën skandaloze të Shkelzen Gashit
28/03/2026 - 00:23

Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë është vendosur e ashtuquajtura ekspozita “masakrat në Kosovë 1998-1999”. Ekspozita bazohet në librin e Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, raporton Veriu.info....

Më shumëDetails

Shoqata e të Burgosurve reagon ndaj ekspozitës për Masakrat, kërkon hetim nga Prokuroria e AKI: Duhet përgjegjësi institucionale

Shoqata e të Burgosurve reagon ndaj ekspozitës për Masakrat, kërkon hetim nga Prokuroria e AKI: Duhet përgjegjësi institucionale
28/03/2026 - 00:06

Shoqata e të Burgosurve Politike të Kosovës, ka reaguar lidhur me ekspozitën në Prishtinë, për Masakrat në Kosovë, për shkak të të dhënave të gabuara aty, duke u...

Më shumëDetails

Reagim skandaloz: Kuvendi thotë se ia respektoi lirinë artistike Shkëlzen Gashit, pasaktësitë e rënda të masakrave i quan veç “shqetësime”

Reagim skandaloz: Kuvendi thotë se ia respektoi lirinë artistike Shkëlzen Gashit, pasaktësitë e rënda të masakrave i quan veç “shqetësime”
27/03/2026 - 23:49

Kuvendi i Kosovës si financues i ekspozitës skandaloze të Shkëlzen Gashit, ku janë bërë gabime të mëdha në të dhënat e masakrave e është përdorur narrative serbe, ka...

Më shumëDetails

Skandali i pushtetit të Kurtit me ekspozitën në shesh | Si u ripërhap propaganda serbe përmes ish-këshilltarit dhe mbështetësit të Albin Kurtit

Skandali i pushtetit të Kurtit me ekspozitën në shesh | Si u ripërhap propaganda serbe përmes ish-këshilltarit dhe mbështetësit të Albin Kurtit
27/03/2026 - 23:40

Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë është vendosur e ashtuquajtura ekspozita “masakrat në Kosovë 1998-1999”. Ekspozita bazohet në librin e Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”. Sadik Zeqiri...

Më shumëDetails

Veç edhe 32 ditë, ende asnjë ftesë për diskutim mes partive për presidentin

Veç edhe 32 ditë, ende asnjë ftesë për diskutim mes partive për presidentin
27/03/2026 - 22:57

Me kalimin e së premtes, Kuvendit i mbeten veç edhe 32 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit.Por, përkundër që po kalojnë orët e ditët drejt skadimit të afatit,...

Më shumëDetails

Rama pezullon lejen e ekspozitës në shesh për shkak të pasaktësive për Mas’akrën e Dubravës: Fyerje për viktimat, e papranueshme

Rama pezullon lejen e ekspozitës në shesh për shkak të pasaktësive për Mas’akrën e Dubravës: Fyerje për viktimat, e papranueshme
27/03/2026 - 22:12

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar lidhur me ekspozitën në shesh të kryeqytetit, ku ndër tjerash thuhet se në Masakrën e Dubravës, janë vrarë 48 shqiptarë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • ‘Shpërthen’ shitja e biletave në ‘tregun e zi’, tifozët turq synojnë prani masive në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë