<strong>Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është kategorizuar në grupin A të vendeve lidere në qeverisje digjitale sipas Indeksit të Bankës Botërore për Maturitet të Teknologjisë Qeveritare.</strong “Kosova kategorizohet në grupin A të vendeve lidere në qeverisje digjitale sipas Indeksit të Bankës Botërore për Maturitet të Teknologjisë Qeveritare (GTMI). Kjo e vendos vendin tonë në mesin e shteteve me nivel të lartë të maturitetit digjital.” Sipas tij kjo e dëshmon progresin e Kosovës në tri vitet e fundit. “Rezultatet e publikuara sot dëshmojnë progresin që ka arritur Kosova gjatë tre viteve të fundit në 48 indikatorët kyç të indeksit, të cilët mbulojnë fusha si: sistemet kryesore qeveritare, shtytësit e digjitalizimit në qeveri, përfshirja e qytetarëve dhe ofrimi i shërbimeve publike. Në vitin 2020 Kosova ishte në grupin C, të vendeve me fokus të kufizuar. Në vitin 2022, u kategorizua në grupin B të vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale. Sivjet, jemi në grup A.” Kurti shton se “avancimi në indeksin GTMI konfirmon përparimin e Kosovës në ofrimin e shërbimeve elektronike dhe në zbatimin e reformave që adresojnë shtyllat kryesore teknologjike, qeverisjen e të dhënave, zhvillimin e shkathtësive digjitale në administratën publike dhe qasjen mbarëqeveritare ndaj transformimit digjital”. <iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fposts%2Fpfbid0Ev6JfcWZ8LQwBvx5uxbejjHn6qEUPBhgpVBEBQ7zqbEw8YE1amcfHRHK24hQoB47l&show_text=true&width=500" width="500" height="507" frameborder="0" scrolling="no" allowfullscreen="allowfullscreen"></iframe>