Kryeministri i vendit, Albin Kurti njoftoi se Kosova është renditur në vendin e 26-të nga 226 shtete, sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve nga organizata Henley.
“Kosova në mesin e shteteve më të sigurta në botë për të investuar. Nga 226 shtete, renditemi në vendin e 26-të, sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve të publikuar nga organizata Henley.”, ka njoftuar Kurti.
Sipas Kurtit, kjo renditje tregon përmirësimin e kushteve ekonomike dhe forcimin e sundimit të ligjit, dy sektorë kyç që krijojnë një ambient të përshtatshëm për biznes dhe investime.
Statusi i tij i plotë: