Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

02/04/2026 - 13:18
në Kryesore, Lajme
A A
Presidenca: Qeveria s’u konsultua me Osmanin për draft-statutin e Asociacionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit tha se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk mund të “anulojë” vullnetin e popullit.

Ai tha se ky dekret ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës, një gjë që vetë Osmani e ka mohuar pas nxjerrjes së aktgjykimit të Kushtetueses.

“Në rikthimin e shtëpisë së demokracisë pothuajse një muaj pas dekretit të Presidentes për shpërndarjen e tij. Dekreti i lëshuar ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ka krijuar një situatë që kërkon qartësi, jo konfuzion, e cila kërkon përgjegjësi, jo shmangie. Gjykata Kushtetuese ka folur për natyrën e Republikës sonë demokratike e parlamentare dhe për kufijtë që Kushtetuta i vendos çdo institucioni. Në këtë rend, shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të tejkaluar vështirësitë politike dhe mbi të gjitha është vërtetuar dhe dëshmuar edhe nga GJK që Presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit as nën presion të afateve dhe paqartësive kushtetuese. Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete dhe rrjedhimisht as nuk shpërndahet. Tani pas qartësimit dhe vërtetimit të kësaj të vërtete të pamohueshme, sot nuk kemi një boshllëk institucional para nesh, por kemi një detyrë të qartë. Kuvendi është funksional dhe i kthehet punës së tij. Afatet kushtetuese janë në rrjedhë dhe shteti nuk ka ndalë së vepruari dhe nuk ka asnjë arsye që ne ta ndalim atë. Përkundrazi çdo përpjekje për ta ndërprerë këtë funksionim do të ishte jo vetëm politikisht e gabuar, por edhe një precedent që cenon vetë idenë e ndarjes dhe balancën e pushteteve”, tha ai.

Dekreti i Osmanit, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk kishte efekt juridik. Presidenca e Kosovës e kishte mirëpritur vendimin dhe kishte thënë se është konstatuar se Osmani nuk ka bërë shkelje kushtetuese.

Osmanit i përfundon mandati më 4 prill.

JU REKOMANDOJMË

Kuvendi i Kosovës miraton shtatë marrëveshje ndërkombëtare

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
02/04/2026 - 14:07

Kuvendi i Republikës së Kosovës gjatë ditës së sotme ka miratuar një sërë marrëveshjes ndërkombëtare. Me 81 vota për u miratua Projektligji nr.10/L-009 për Ratifikimin e Amendamentit “nr.3...

Më shumëDetails

Haradinaj e publikon videon e përplasjes me Kurtin, Gërvallën e Haxhiun: Ky paguan zagarë për të fyer shqiptarët

Haradinaj e publikon videon e përplasjes me Kurtin, Gërvallën e Haxhiun: Ky paguan zagarë për të fyer shqiptarët
02/04/2026 - 13:58

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj iu referua akuzës së kryeministrit Albin Kurti ndaj mediat se po paguhen “me thasë si “argatë” të Serbisë, ndërsa tha se kryetari i...

Më shumëDetails

Qorrolli thotë se Kurti i ka marrë autorizimet e LVV-së për të nisur takimet me opozitën për presidentin

Qorrolli thotë se Kurti i ka marrë autorizimet e LVV-së për të nisur takimet me opozitën për presidentin
02/04/2026 - 13:53

Deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se kryeministri Kurti i ka marrë të gjitha autorizimet e partisë, përfshirë ato të grupit parlamentar të LVV-së, kryesisë...

Më shumëDetails

Çmimet e derivateve të naftës, kjo është deklarata e Kurtit në Kuvend për këtë çështje

Çmimet e derivateve të naftës, kjo është deklarata e Kurtit në Kuvend për këtë çështje
02/04/2026 - 13:50

Në seancën plenare të Kuvendit, Kurti ka thënë se qytetarët kanë ankesa për abuzime me çmime të larta, dhe ka thënë nëse pajtohemi për problemin duhet të pajtohemi...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: Janë parashtruar 206 kërkesa për verifikim të njehsorëve

Kusari-Lila: Janë parashtruar 206 kërkesa për verifikim të njehsorëve
02/04/2026 - 13:44

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka folur mbi raportimet për keqllogaritje të kohës nga njehsorët elektrikë. Në seancën plenare të Kuvendit, Kusari-Lila bëri të...

Më shumëDetails

Kurti sulmon rëndë mediat: “Para me thasë – argat të armiqve tanë

Kurti sulmon rëndë mediat: “Para me thasë – argat të armiqve tanë
02/04/2026 - 13:44

Kryeministri Albin Kurti ka lëshuar sulme të rënda ndaj mediave në përgjithësime duke u thirrur në “raportimet për para me thasë” të kryeredaktorit të Kallxo.com, Kreshnik Gashi, i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren” (VIDEO)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është polici i arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë