Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti “lëshon pe” për serbët, Vuçiq: U shmang katastrofa e ndonjë konflikti

14/03/2026 - 17:01
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti “lëshon pe” për serbët, Vuçiq: U shmang katastrofa e ndonjë konflikti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës është pajtuar t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe t’ua njohë letërnjoftimet pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente kosovare në Ligjin për të huaj dhe atë për automjetet, që do të fillojnë të zbatohen plotësisht nga e diela.

Vendimi i Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti vjen pas një takimi në Prishtinë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, të shtunën në mëngjes, dhe ai u përshëndet si nga bashkësia ndërkombëtare, ashtu edhe nga Serbia.

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, tha se zgjidhja e arritur në lidhje me zbatimin e Ligjit për të huajt në Kosovë përbën një lehtësim për popullin serb.

“Edhe pse nuk ka zgjidhje të bukura dhe të lehta, është arritur një model, për hollësitë e të cilit jam në dijeni. Jam mirënjohës për përpjekjet e evropianëve që donin të shmangnin katastrofën e ndonjë konflikti”, tha Vuçiq, transmeton REL.

Ai tha se së shpejti do të bisedojë me serbët e Kosovës për modelin që është arritur.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se zgjidhja e arritur do ta mundësojë funksionimin e pandërprerë dhe normal të institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe në Kosovë.

Në një konferencë për shtyp, ai theksoi se gjatë javëve të fundit është punuar me BE-në për të gjetur një zgjidhje dhe se është shmangur “skenari më i keq i mundshëm i mbylljes së institucioneve serbe në Kosovë”.

Ndërkohë, zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se vendimi është “rezultat i punës së madhe dhe diplomacisë”.

Ai shtoi se të gjitha institucionet arsimore dhe shëndetësore në Kosovë do të vazhdojnë të funksionojnë si deri tani, në sistemin e Serbisë.

Simiq gjithashtu sqaroi se rreth 7.200 pjesëtarë të komunitetit serb nuk kanë dokumente të Kosovës për arsye të ndryshme dhe se atyre do t’u mundësohet t’i marrin ato “në mënyrë që të jetojnë normalisht në këto hapësira”.

“Këta njerëz do të jenë në gjendje të marrin dokumente në periudhën e ardhshme në mënyrë që të mund të jetojnë normalisht në këtë rajon. E di se cili është qëndrimi i serbëve ndaj këtyre dokumenteve, por në këtë moment ishte një zgjidhje për të ruajtur njerëzit tanë në këtë rajon dhe në mënyrë që ata të mund të jetonin normalisht në shtëpitë e tyre, dhe të mos përballeshin me një situatë ku nënat po ndahen nga fëmijët e tyre, familjet tona po shkatërrohen dhe prona e qytetarëve tanë po konfiskohet”, tha Simiq.

I njëjti, që është deputet në Kuvendin e Kosovës, përsëriti kundërshtimin e serbëve për integrimin e institucioneve të tyre në sistemin kosovar.

“Kur bëhet fjalë për procesin e regjistrimit të studentëve, profesorëve dhe punonjësve shëndetësorë, ai do të realizohet përmes institucioneve tona arsimore dhe shëndetësore, me mbështetjen e plotë të kryetarëve serbë të komunave”, tha Simiq.

Ambasadori i Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se nga dita e nesërme do të nisë zbatimi i Ligjit për të Huajt në Kosovë, i shoqëruar me disa masa shtesë që lidhen kryesisht me regjistrimin e banorëve serbë dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe ndërmjetësin e bisedimeve Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, Orav tha para mediave se gjatë javëve të fundit janë zhvilluar bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës për mënyrën e zbatimit të këtij ligji.

“Jemi përqendruar në zbatimin e ligjit për të huajt, që do të fillojë nga nesër. Kemi pasur bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot është arritur pajtimi për zbatimin e Ligjit mbi të Huajt me disa masa përmbajtjesore shtesë, sidomos kur bëhet fjalë për regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga data 15 mars fillon zbatimi i plotë i dy ligjeve të rëndësishme për sigurinë tonë, si individuale ashtu edhe nacionale.

Bëhet fjalë për Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Veturat, të cilët siç potencoi Kurti janë në harmoni të plotë me direktivat e Bashkimi Evropian.

“Tash 15 marsi është afruar dhe besoj që gjithçka është gati për një fillim të mbarë. Jam i sigurt se të gjithë ne do të dalim fitues nga zbatimi i këtyre dy ligjeve. Besoj fuqishëm se më së shumti do të përfitojnë ata të cilëve edhe u drejtohet ky ligj, pra të huajt, që falë rregullave të përcaktuara me ligj do të kenë më shumë siguri gjatë qëndrimit në vend”, shtoi Kurti.

Ai shtoi tutje se Qeveria e Kosovës do të nisë procesin e integrimit të sistemit arsimor dhe shëndetësor brenda kornizës ligjore të vendit.

Kurti tha se qeveria do të sigurojë nga krerët lokalë listat e stafit akademik dhe shëndetësor që janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve, të cilat do të shërbejnë si bazë për pajisjen e tyre me leje të përkohshme qëndrimi.

Ai njëherësh tha se qeveria do të hapë edhe një afat të ri për regjistrimin e fakteve civile për qytetarët serbë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po ashtu do të hapë një dritare të re 3-mujore për të mundësuar qytetarëve të nacionalitetit serb të regjistrojnë faktet civile që deri më 15 mars 2026 janë regjistruar nga strukturat ilegale. Në këtë periudhë aplikantëve do t’u lejohet përdorimi ekskluzivisht si mjet identifikimi i ID kartës të lëshuar nga strukturat jolegale. Ministria e Punëve të Brendshme do të nxjerrë udhëzime të detajuara që mundësojnë regjistrimin e këtyre fakteve”, tha Kurti. /REL

JU REKOMANDOJMË

Përfundon protesta e serbëve afër Jarinjës, Qendra për Menaxhimin Kufitar: Qarkullimi po zhvillohet normalisht

Përfundon protesta e serbëve afër Jarinjës, Qendra për Menaxhimin Kufitar: Qarkullimi po zhvillohet normalisht
14/03/2026 - 18:54

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se protesta që u mbajt sot në territorin e Serbisë, afër pikës kufitare në Jarinjë, ka përfunduar. Në njoftimin e QKMK,...

Më shumëDetails

Çka duhet të dini për Ngushticën e Hormuzit, rrugën ujore jetike që Irani po e bllokon

Çka duhet të dini për Ngushticën e Hormuzit, rrugën ujore jetike që Irani po e bllokon
14/03/2026 - 18:34

Irani ka paralajmëruar vazhdimisht se anijet që kalojnë përmes ngushticës do të vihen në shënjestër, në vazhdën e luftës që po zhvillohet në rajon. Të paktën 16 anije...

Më shumëDetails

Ulutash: Ende presim nga Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë dhe Zveçan

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar
14/03/2026 - 18:29

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutash, tha se anëtarët e NATO-s mbeten të shqetësuar për dhunën në Banjskë dhe Zveçan në vitin 2023 dhe presin që autoritetet...

Më shumëDetails

Hoti: Kurti braktisi dialogun për njohje reciproke, sot merret me struktura paralele

Hoti: S’kemi bashkëpunim normal as me Shqipërinë, jologjike që Kurti të fitojë përsëri me gjithë këto mashtrime
14/03/2026 - 18:19

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka komentuar veprimet e Kurtit në dialog, në virin 2021 – duke i krahasuar me ato të tanishmet. Përmes një postimi në Facebook,...

Më shumëDetails

Lëshimi pe i Qeverisë për Ligjin për të Huajt, reagon Rama: Ballkani Perëndimor në BE nuk është bamirësi

Lëshimi pe i Qeverisë për Ligjin për të Huajt, reagon Rama: Ballkani Perëndimor në BE nuk është bamirësi
14/03/2026 - 18:15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me implementimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet. Rama është shprehur se Ballkani Perëndimor brenda BE-së nuk është bamirësi,...

Më shumëDetails

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njoftojnë nëse janë larguar nga shteti

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njoftojnë nëse janë larguar nga shteti
14/03/2026 - 18:09

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen ose kanë qenë së fundmi në Emiratet e Bashkuara Arabe, e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Në Skenderaj ka përfunduar ndërtimi i Stacionit modern të Autobusëve

    Në Skenderaj ka përfunduar ndërtimi i Stacionit modern të Autobusëve

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Marta Kos akuzohet se ka bashkëpunuar me UDB’në, europarlamentarja sllovene e lajmëron KE’në

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Richard Grenell do të largohet nga posti i shefit në “Kennedy Center”

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19
  • Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për ata që mbetën në Dubai dhe vendet tjera te Lindjes së Mesme

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë