Qeveria ka mbajtur një mbledhje me rastin e përkujtimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë mbledhje qeveritare mori pjesë edhe kandidati për President, Glauk Konjufca, njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme.
Kurti, me Konjufcën krah tij, e cilësoi sakrificën e familjes Jashari si ngjarjen më të rëndësishme të historisë bashkëkohore të Kosovës.
Ai tha se pas kësaj ngjarjeje lufta në Kosovë kishte marrë tjetër kahje, kishte rritur mobilizimin për të qenë pjesë e UÇK-së dhe çështja e vendit kishte fituar më shumë vëmendje ndërkombëtare.













