Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti merr pjesë në Konferencën e Londrës për Mbrojtje: Dekada e ardhshme lehtë mund të jetë e BE-së

10/04/2026 - 18:39
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti merr pjesë në Konferencën e Londrës për Mbrojtje: Dekada e ardhshme lehtë mund të jetë e BE-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Konferencën e Londrës për Mbrojtje.

Duke folur për luftën hibride, kryeministri Kurti tha se ajo nuk është zëvendësim i luftës klasike por vetëm fazë përgatitore për të. Kryeministri shtoi se ajo është bërë normë kudo dhe se në ditët e sotme është lajm nëse nuk ka luftë hibride në ndonjë rund zgjedhjesh.

Kryeministri Kurti tha se është e rëndësishme që të ndërtohet qëndrueshmëri dhe adaptueshmëri në raport me këtë sfidë. Ndërsa foli edhe për ndikimet në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk ka arsye për shumë relaksim, si të thuash, sepse Serbia është një ‘proxy’ i Rusisë dhe atje janë 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit të shtetit tim. Të gjitha janë në atë që quhet zonë e sigurisë e NATO-s. Kremlini ka një zyrë brenda Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, në Beograd dhe Qendrat Rajonale të Russia Today dhe Sputnik për Ballkan janë në Serbi”, tha kryeministri.

Ai theksoi se nevojitet sundim i ligjit, luftim i korrupsionit, respektim i të drejtave të njeriut dhe më shumë solidaritet.

Duke folur në kontekst të agresionit rus dhe sfidave të sigurisë për Evropën, kryeministri tha se Ukraina është një mundësi që Evropa të bashkohet në një nivel tjetër.

“Mendoj që nëse Bashkimi Evropian arrin të menaxhojë beteja të caktuara në këtë dekadë, dekada e ardhshme lehtë mund të jetë dekada e BE-së. Këtu jam shumë optimist që të dyja NATO-ja, veçmas Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, mund të luajnë një rol të madh”, shtoi ai.

Kryeministri Kurti, po ashtu, foli për rëndësinë e zhvillimit të industrisë ushtarake, përkatësisht prodhimit të armëve dhe municionit, si dhe atë të edukimit të të rinjve.

“Ajo çfarë bëj në vendin tim, Republikën e Kosovës, është angazhimi me të rinjtë. Është shumë e rëndësishme që të angazhohemi me të rinjtë, sepse po e humbasim kontaktin. Hapësira ndërmjet gjeneratave është problematike dhe lufta hibride mund të jetë fatale”, tha kryeministri Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Me 63 vota për, Kuvendi miraton në parim projektligjin për masat e përkohshme të produkteve bazë

“Ne po pyesim se pse është urgjente”, PDK-ja kundër propozimit të LVV-së për shmangie të procedurës për shqyrtim të ligjeve
10/04/2026 - 19:36

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, me 63 vota për, 19 kundër...

Më shumëDetails

Thaçi nga Haga: E shoh garën politike pas vetes, por jo jetën politike

Thaçi nga Haga: E shoh garën politike pas vetes, por jo jetën politike
10/04/2026 - 19:12

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së fundi ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur gjermane FAZ, ku ka folur për vdekjen e babait të tij, politikën në...

Më shumëDetails

A do ta këshillonte PDK-në për bashkëpunim me VV-në? Flet Thaçi

Hashim Thaçi jep intervistë nga burgu për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung
10/04/2026 - 19:07

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane, FAZ, është pyetur edhe mbi politikën në Kosovë. Një prej pyetjeve që iu bë atij,...

Më shumëDetails

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen 17 deminerë të rinj

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen 17 deminerë të rinj
10/04/2026 - 19:04

17 deminues i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pas përfundimit të kursit “Pastrimi i fushëbetejave dhe deminim bazik”. Sot, në ambientet e kazermës “Lidhja e...

Më shumëDetails

Murati: Ligji për çmimet tavan s’është kundër bizneseve, por kundër abuzimit në kohë krize

Murati: Ligji për çmimet tavan s’është kundër bizneseve, por kundër abuzimit në kohë krize
10/04/2026 - 19:01

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i autorizuar nga ministrja Mimoza Kusari-Lila, ka paraqitur sot në Kuvend projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta...

Më shumëDetails

Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, në vend inflacioni ka mbërri 6.7%

Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, në vend inflacioni ka mbërri 6.7%
10/04/2026 - 18:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet për Ligjin për çmimin tavan, ka thënë se nuk ka mundësi që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Deputeti i LDK-së zbulon prapaskenat, tregon çka u bisedua në takimin Kurti-Abdixhiku

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Hashim Thaçi jep intervistë nga burgu për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë