Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mblehdjen e sotme të Qeverisë tha se “qytetarët po presin nga ai t’i formojë institucionet e reja”.
Kurti këshilloi kabinetin e tij që “të vazhdojë punën e mirë” deri të formohen institucionet e reja.
“Kemi hyrë në fazën finale, të procesit të numërimit të ovtave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës, sipas njoftimeve të KQZ, më së largu deri javën tjetër pritet të kemi rezultatet përfundimtare.
Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë. Deri atëherë, nga ju të nderuar kabinet qeveritar, kolegë, pres të vazhdoni punët e mira me po të njëjtin ritëm” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.