Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në ceremoninë e nderimit të Vincenzo Pagilas në Pejë: Më 1993 ia aranzhoi takimin me Papën Ibrahim Rugovës

02/04/2025 - 14:59
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti në ceremoninë e nderimit të Vincenzo Pagilas në Pejë: Më 1993 ia aranzhoi takimin me Papën Ibrahim Rugovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marr sot pjesë në ceremoninë e ndarjes së titullit ‘’Doctor Honoris Causa” për Vincenzo Paglia, për të cilin i pari i qeverisë ka thënë se ishte imzot Pagalia ai që i ka kushtuar vëmendje Kosovës në një periudhë që kjo e fundit nuk e gëzonte aq vëmendjen e botës.

Kurti ka theksuar edhe se, ka qenë Imzoti Paglia ai që e kishte caktuar takimin e parë të presidentit Ibrahim Rugova me Papën Gjon Pali II në mars të vitit 1993, takim i cili, siç ka deklaruar kryeministri, e ka kthyer një faqe në historinë në vendin tonë, në mënyrë esenciale.

“Përmes traditës së tij të krishterë, miku ynë më i dashur, Vincenzo Paglia, ia përkushtoi shumë dekada miqësie popullit dhe vendit tonë’’, ka thënë ai mes tjerash.

Po ashtu, Kurti ka deklaruar edhe se Pagalia me integritetin dhe zellin e tij e ka që një miqësi e vërtetë është një lloj dashurie, që nuk i përgjigjet vlerës paraprake të objektit të vet.

Komunikata:

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së titullit ”Doctor Honoris Causa” për S.E.R. Mons. Vincenzo Paglia nga Universiteti “Haxhi Zeka”

Pejë, 2 prill 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për S.E.R. Mons. Vincenzo Paglia nga Universiteti “Haxhi Zeka”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në promovimin e arsimit, të drejtave të njeriut dhe dialogut ndërfetar.

Të mbledhur për të nderuar imzotin Vincenzo Paglia, mikun e madh të kombit tonë, kryeministri Kurti kujtoi periudhën kur ai hidhte dritë mbi Kosovën dhe ngjarjet e dhimbshme në vitet e ’90-ta, kur vendi i nënshtrohej dhunës sistematike nga ana e Serbisë.

“Asokohe, kur pjesa tjetër e botës nuk po i kushtonte shumë vëmendje Kosovës, imzoti Paglia e solli atë në vëmendjen e Papës. Imzoti Paglia kishte caktuar takimin e parë të presidentit të atëhershëm, Ibrahim Rugova, për t’u takuar në mars të vitit 1993 me Papën Gjon Pali II. Ky takim, në mënyrë esenciale, ktheu një faqe në historinë e vendit tonë”, tha kryeministri.

Ndërkaq, imzoti Paglia ka lehtësuar edhe takimin e kryeministrit Kurti me Papën Françesku më 22 qershor të vitit 2023, të cilin e vlerësoi të jetë një nga takimet më mbresëlënëse të karrierës së tij politike e institucionale.

Në anën tjetër, kryeministri nënvizoi faktin që Imzoti Paglia u angazhua pa rezervë për mbrojtjen e së drejtës për shkollim të fëmijëve shqiptarë, pikërisht në kohën kur kulmoi gjenocidi në Kosovë nga ana e forcave serbe.

“Përmes traditës së tij të krishterë, miku ynë më i dashur, Vincenzo Paglia, ia përkushtoi shumë dekada miqësie popullit dhe vendit tonë. Me integritetin dhe zellin e tij, ai na ka dëshmuar të gjithë neve, që një miqësi e vërtetë është një lloj dashurie, që nuk i përgjigjet vlerës paraprake të objektit të vet. Njëkohësisht, në vend të kësaj, ajo përfshin gjithë vlerën në objektin e vet, ashtu si ajo lloj dashurie, që Zoti ka për ne njerëzit dhe për rrjedhojë, dashuria jonë për Zotin dhe dashuria jonë për njerëzimin në përgjithësi.” përfundoi kryeministri fjalën e tij.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci,

I nderuari Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, z. Armand Krasniqi,

I nderuari z. Taulant Kelmedi, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,

I nderuari Arqipeshkv, Monsinjor Vincenzo Paglia,

I nderuari Ipeshkv, Dodë Gjergji,

Të nderuar profesorë e studentë, të pranishëm të tjerë,

Zonja dhe zotërinj,

Sot jemi mbledhur për të nderuar imzotin Vincenzo Paglia, mik i kombit tonë. Kur flasim për miqësi apo për një mik të çmuar, na shkon mendja te modeli i Zotit për miqësi, sipas të cilit do t’i shërbenim njëri-tjetrit duke e ngritur njëri-tjetrin (Testamenti i Ri, Selanikasit te Libri i Parë, Kapitulli i 5-të, vargu i 11-të.) Miqësi e vërtetë do të thotë t’i përkrahim miqtë tanë duke iu dhuruar atyre kohën tonë, duke vërejtur nga larg shqetësimet e tyre, duke dëgjuar nga afër dhe duke zgjatur pra një dorë ndihmese në vetëmohim dhe duke ndërmjetësuar për njëri-tjetrin. Me fjalë të tjera, zgjasim sytë, zemrën dhe qenien tonë në tërësi.

Në vitet e ’90-ta, Kosova i nënshtrohej dhunës sistematike nga ana e Serbisë: shkollat u mbyllën për nxënësit shqiptarë, prindërit u shkarkuan nga puna dhe Serbia dënonte me burgim dhe vdekje të shprehurit e kulturës së shqiptarëve të Kosovës. Në vitet e ’90-ta, kur jeta nuk i ngjante kuptimit të mirëfilltë dhe vlerat shoqërore nuk pasqyronin llogaridhënien, që të gjithë e synojmë, imzoti Vincenzo Paglia, brenda mureve të qytetit të shenjtë të Vatikanit, hidhte dritë mbi Kosovën dhe këto ngjarje të dhimbshme.

Asokohe, kur pjesa tjetër e botës nuk po i kushtonte shumë vëmendje Kosovës, imzoti Paglia e solli atë në vëmendjen e Papës. Imzoti Paglia kishte caktuar takimin e parë të presidentit të atëhershëm, Ibrahim Rugova, për t’u takuar në mars të vitit 1993 me Papën Gjon Pali II. Ky takim, në mënyrë esenciale, ktheu një faqe në historinë e vendit tonë.

Takimi i tyre e solli Kosovën dhe betejat e kohës në vëmendjen e botës, sidomos disa partnerëve diplomatikë, të cilët kishin dyshim për qëndrimin e Kosovës dhe kërkesën e popullit tonë për demokraci dhe liri nga dhuna sistematike e regjimit serb.

Edhe në kohët më të vështira për popullin tonë, në të ’90-tat e apartheidit që kulmuan në gjenocid, ai u angazhua pa rezervë për mbrojtjen e së drejtës për shkollim të fëmijëve shqiptarë.

Nëse lëvizim përpara në një epokë të re të Kosovës, imzoti Paglia ka lehtësuar edhe takimin tim me Papën Françesku, më 22 qershor 2023 në Vatikan, gjë që ka dalë të jetë një prej takimeve më mbresëlënëse në përvojën e karrierën time politike e institucionale.

Për më tepër, imzoti Paglia vazhdon përkushtimin dhe angazhimin e tij ndaj njërës prej çështjeve më delikate lidhur me Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë. Duke inkurajuar dialogun e sinqertë dhe, më e rëndësishme, depolitizimin e veprimtarive të përditshme të Kishës Ortodokse Serbe, për të lejuar që֝ të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim, të lulëzojnë në qetësi dhe paqe.

Përmes traditës së tij të krishterë, miku ynë më i dashur, Vincenzo Paglia, ia përkushtoi shumë dekada miqësie popullit dhe vendit tonë. Me integritetin dhe zellin e tij, ai na ka dëshmuar të gjithë neve, që një miqësi e vërtetë është një lloj dashurie, që nuk i përgjigjet vlerës paraprake të objektit të vet. Njëkohësisht, në vend të kësaj, ajo përfshin gjithë vlerën në objektin e vet, ashtu si ajo lloj dashurie, që Zoti ka për ne njerëzit dhe për rrjedhojë, dashuria jonë për Zotin dhe dashuria jonë për njerëzimin në përgjithësi.

Përgëzime e urime për Monsinjor Paglian dhe për Universitetin “Haxhi Zeka” këtu në Pejë, që ia jep një vlerësim kaq të lartë një miku kaq të çmuar!

JU REKOMANDOJMË

Janina Ymeri: Ligji për naftën është në favor të naftëtarëve, jo të konsumatorëve

Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total
08/04/2026 - 21:48

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri në emisionin Gazeta ka kritikuar ashpër politikat aktuale lidhur me tregun e derivateve, duke thënë se ligjet dhe udhëzimet administrative...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj: Nëse ka një figurë të përbashkët për president, s’jemi pengesë

Pas ngjajeve të djeshme, Haradinaj: Pastrojeni uniformën e policisë nga fajdexhinjtë
08/04/2026 - 21:36

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit. Ai...

Më shumëDetails

Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, zbulohen detaje të reja arrestohet edhe një person!

Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, zbulohen detaje të reja arrestohet edhe një person!
08/04/2026 - 21:22

Zhvillime të reja kanë dalë në dritë për rastin e Zoja O., nënës së vrarë të katër fëmijëve, e cila u qëllua dhe u ther brutalisht nga ish-bashkëshorti...

Më shumëDetails

Spitali i Pejës deklarohet për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçanit

Spitali i Pejës deklarohet për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçanit
08/04/2026 - 21:10

Xhevat Hasanmetaj ka humbur jetën tragjikisht në një punëtori në Strellc të Ulët, si pasojë e rënies së disa dërrasave. Spitali i Përgjithshëm i Pejës, në një komunikatë...

Më shumëDetails

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
08/04/2026 - 20:51

Janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë. Në njoftimin e policisë thuhet se njëri prej të arrestuarve është 31 vjeçar, ndërkaq...

Më shumëDetails

Kush u rekomandua për votim në Kuvendin e Kosovës për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese?

Kush u rekomandua për votim në Kuvendin e Kosovës për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese?
08/04/2026 - 20:40

Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka përfunduar procesi i intervistimit të 22 kandidatëve për dy pozita të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, me këtë rast u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Çmimi i naftës, ja çka thotë ministrja Kusari-Lila?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ndërron jetë lideri i ri suprem i Iranit, konfirmohet nga ushtria amerikane

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kurti merr vendim: Ky është zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Specialja merr vendim për seancat në rastin e Thaçit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë