Albin Kurti, ka njoftuar për angazhimet e tij në Davos, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në panelin “Besimi, lidershipi dhe Amerika 250” në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai bëri të ditur se ka zhvilluar takime me sipërmarrës, diskutime në Shtëpinë e Kosovës me ish-ministrin britanik Rory Stewart, si dhe ka marrë pjesë në panele mbi demokracinë, sigurinë, qeverisjen dhe mundësitë për investime.
Kurti shtoi se, me ftesë të Forumit Ekonomik Botëror, ka marrë pjesë edhe në një darkë me liderë shtetërorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.











