Zyrtarja e lartë dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar rëndë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili gjatë vizitës së sotme në Srebrenicë është shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Çitaku thotë se një gjë e tillë është poshtërim dhe fyerje për viktimat e Srebrenicës. Sipas saj, shoqërimi me Berishajn është përpjeke për pastrimin e figurës së tij.
Postimi i plotë:
Albin Kurti ka shkuar në Srebrenicë për të përkujtuar gjenocidin serb mbi civilët e pafajshëm, nën shoqërinë e Martin Berishajt
Çfarë fyerje
Çfarë poshtërimi
Për Kosovën
Për viktimat
Për gjithë ata që luftuan për drejtësi dhe të vërtetën.
Kur përkujtimi shndërrohet në spektakël hipokrizie, kur në emër të viktimave përpiqesh të pastrosh figurën e një njeriu të përfshirë në skandale të rënda, kjo nuk është as empati, as drejtësi, është abuzim
Një abuzim i skajshëm me dhimbjen.
Dhe një arrogancë e frikshme ndaj kujtesës historike.