Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në Varshavë flet për Banjskën: Serbia po minon paqen në Ballkan

01/10/2024 - 18:01
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti për ‘Financial Times’: BE-ja dhe SHBA-ja kanë qenë “shumë të buta” ndaj Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri, raporton IndeksOnline.

Duke folur për paqen dhe sigurinë, Kurti përmendi misionin e Polonisë me KFOR-in, duke falënderuar trupat polakë që po shërbejnë në Kosovë, dhe duke i ofruar Polonisë bashkëpunim dhe mbështetje.

Tutje, Kurti ka folur për zgjerimin e BE-së dhe NATO-s dhe misionin për të siguruar kontinentin e Evropës dhe tërë botën. Ai tha se Serbia ka për qëllim të destabilizojë Ballkanin Perëndimor, pavarësisht se shtete të kësaj zone janë në NATO.

“Kosova ia kushton mbrojtjes 2 për qind të GDP-së, duke e përputhur atë me targetin e NATO-s dhe jemi të përkushtuar ta rrisim progresivisht këtë, në linjë me kërcënimet që Kosova përballet, qoftë si shtet, qoftë si partner i aleatëve” tha Kurti.

Ai tha se i druhet një konflikti në Ballkanin Perëndimor, pasi ndër vite është përballur me influencën ruse dhe regjimin hegjemonist.

Sipas tij, Serbia e njëjtë që shkaktoi gjenocid në Bosnje dhe Kosovë, vazhdon të kërcënojë.

“Serbia minon paqen në Ballkanin Perëndimor duke dhunuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve fqinje, përfshirë dhe Kosovën. Vitin e kaluar, aksionet agresive me sukses të Serbisë kulmuan me një sulm terrorist në Banjskë. Serbë të trajnuar dhe të armatosur hynë me municion mijëra eurosh, duke bërë një sulm nga kisha ortodokse të Banjskës. Qëllimi i tyre ishte të rikrijonin veprimet ruse të vitit 2014, në Donbas” tha mes të tjerash Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Kërkesa e ZPS-së për ndalimin e vizitave të Thaçit, Gjykata ende pa vendim
Lajme

Kërkesa e ZPS-së për ndalimin e vizitave të Thaçit, Gjykata ende pa vendim

15/08/2025 - 21:27
Bashkëfshatarët garojnë mes vete, tre nga katër kandidatët për kryetar të Klinës vijnë nga i njëjti fshat
Lajme

Bashkëfshatarët garojnë mes vete, tre nga katër kandidatët për kryetar të Klinës vijnë nga i njëjti fshat

15/08/2025 - 21:15
Pas Trumpit edhe Putin mbërrin në Alaska
Lajme

Pas Trumpit edhe Putin mbërrin në Alaska

15/08/2025 - 21:04
Gjithçka është gati! Trump mbërrin i pari në Alaska
Kryesore

Gjithçka është gati! Trump mbërrin i pari në Alaska

15/08/2025 - 20:54
Nënkryetari Listës Srpska Igor Simiq dhe anëtari i Kryesisë së këtij subjekti Slavko Simiq, vizitë zyrtare në Uashington
Lajme

Lista Serbe me ‘aminin’ nga Beogradi merr pjesë në zgjedhjet lokale, këta janë kandidatët

15/08/2025 - 20:49
Zelensky pret “masa të forta” të SHBA-së kundër Rusisë nëse refuzon armëpushimin
Lajme

Zelensky: Asnjë shenjë që Moska po përgatitet të përfundojë luftën

15/08/2025 - 20:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dërguti: Në vitin 2019 me Hashim Thaçin kemi qenë në prag të një marrëveshje përfundimtare

    Dërguti: Në vitin 2019 me Hashim Thaçin kemi qenë në prag të një marrëveshje përfundimtare

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • LVV-ja ia shuan shpresat NISMËS për postin e kryeparlamentarit

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Vetëvendosjes në Mitrovicë s’i ndalen telashet, ndryshon sërish listën për Asamble Komunale

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • U arrestua muajin e kaluar për detyrim dhe prezantim të rremë, Naim Bazaj certifikohet si kandidat për kryetar të Drenasit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Zbulohet marrëveshja ushtarake Kosovë-Belgjikë, mbahej e fshehur për shkak të Serbisë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë