Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë në Vjenë, ku në një punishte humben jetën tre shtetas të Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi, Kurti u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme”, deklaroi Kurti.
Më herët, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri konfirmoi zyrtarisht se viktimat nga Kosova janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj.











