Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur sot, ka folur për muajin e lavdisë-marsin.
Ai është deklaruar lidhur me themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
“Shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare, marsi është muaj lavdie historike dhe nderimi i sakrificës. Në kalendar vjetor shkurti vjen para marsit, por në kalendarin e historisë sonë, para shkurtit ishte marsi. E pa 5, 6 dhe 7 Marsin, nuk bëhej 17 Shkurti, pa flijimin e familjes Jashari, nuk bëhej festa shtetërore e Republikës, pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri, nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë në liri”, ka deklaruar ai.












