Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Paqja në Ballkanin perëndimor, pa drejtësi që ndëshkon kri’minelët dhe rehabiliton viktimat, ngelet veçse armëpushim e mashtrim

11/07/2025 - 17:46
në Lajme
A A
Kurti: Paqja në Ballkanin perëndimor, pa drejtësi që ndëshkon kri’minelët dhe rehabiliton viktimat, ngelet veçse armëpushim e mashtrim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministret Donika Gërvalla dhe Emilija Rexhepi ishin sot për vizitë në Srebrenicë në 30-vjetorin e masakrës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kurti në shkrimin e tij në Facebook thotë se ‘Pikëllimi nuk i ka thyer dhe as dhimbja nuk i ka ligështuar, ndonëse vuajtja e familjarëve vazhdon sikurse edhe mohimi i gjenocidit që ua mori më të dashurit’.

“8,372 burra dhe djem boshnjakë u vranë mizorisht nga forcat ushtarake të komanduara nga krimineli i luftës Ratko Mlladiq. Gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë ishte Beogradi zyrtar ai që dërgoi rreth 4 mijë oficerë ushtrie, armatime të shumta e municione pa fund, për shfarosjen e popullsisë vendëse boshnjake.Në ekzekutimet në masakrën e Srebrenicës mori pjesë edhe njësiti famëkeq “Shkorpionët” të cilët pas Bosnjës do të vinin në Kosovë për të kryer krimet e njëjta, në mesin e të cilave edhe pushkatimin mbi familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë më 28 mars 1999” shkruan Kurti raporton “Gazeta Blic”.

Kurti theksoi se paqja dhe pajtimi në Ballkanin perëndimor, pa drejtësi që ndëshkon kriminelët dhe rehabiliton viktimat, ngelet veçse armëpushim e mashtrim.

Postimi i plotë:

Pikëllimi nuk i ka thyer dhe as dhimbja nuk i ka ligështuar, ndonëse vuajtja e familjarëve vazhdon sikurse edhe mohimi i gjenocidit që ua mori më të dashurit.

Me zëvendëskryeministret Donika Gërvalla dhe Emilija Rexhepi ishim në Srebrenicë sot për të shprehur nderimin, ngushëllimin dhe solidaritetin tonë në 30-vjetorin e masakrës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

8,372 burra dhe djem boshnjakë u vranë mizorisht nga forcat ushtarake të komanduara nga krimineli i luftës Ratko Mlladiq. Gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë ishte Beogradi zyrtar ai që dërgoi rreth 4 mijë oficerë ushtrie, armatime të shumta e municione pa fund, për shfarosjen e popullsisë vendëse boshnjake.

Në ekzekutimet në masakrën e Srebrenicës mori pjesë edhe njësiti famëkeq “Shkorpionët” të cilët pas Bosnjës do të vinin në Kosovë për të kryer krimet e njëjta, në mesin e të cilave edhe pushkatimin mbi familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë më 28 mars 1999.

Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2021 pat miratuar një rezolutë që dënonte ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë dhe u bënte thirrje të gjitha shteteve për përpjekje shtesë për t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për planifikimin e kryerjen e gjenocidit.

Ndërkaq, para një viti si qeveri morëm vendim për ta shpallur 11 korrikun Ditë Memoriale në shenjë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.
Paqja dhe pajtimi në Ballkanin perëndimor, pa drejtësi që ndëshkon kriminelët dhe rehabiliton viktimat, ngelen veçse armëpushim e mashtrim.

JU REKOMANDOJMË

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord
Lajme

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord

11/07/2025 - 22:24
Balje: Kërkesa ime është për të mirë të Kosovës, e boshnjakëve të Kosovës
Kryesore

Balje: Kërkesa ime është për të mirë të Kosovës, e boshnjakëve të Kosovës

11/07/2025 - 22:20
Përgjimet e reja të Bllacës: ”Nëse s’më ndihmon EULEX-i, më ndihmojnë serbët – viktimat janë të tyre”
Kryesore

Përgjimet e reja të Bllacës: ”Nëse s’më ndihmon EULEX-i, më ndihmojnë serbët – viktimat janë të tyre”

11/07/2025 - 22:09
Realizohet Kursi i Liderit Luftarak, ushtarët e FSK-së pajisen me aftësi praktike dhe njohuri taktike
Lajme

Realizohet Kursi i Liderit Luftarak, ushtarët e FSK-së pajisen me aftësi praktike dhe njohuri taktike

11/07/2025 - 22:07
Takimi me kryetarët e bashkive, Rama vlerëson vetëm një prej tyre: Duhet të merrni shembull
Lajme

Takimi me kryetarët e bashkive, Rama vlerëson vetëm një prej tyre: Duhet të merrni shembull

11/07/2025 - 21:56
Rrëfimi i motrës së Bedri Rexhepit: ‘Vëllait ia morën jetën njerëzit që i ushqeu’
Lajme

Rrëfimi i motrës së Bedri Rexhepit: ‘Vëllait ia morën jetën njerëzit që i ushqeu’

11/07/2025 - 21:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë