Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka arritur në presidencë, aty ku dhe pritet të fillojë takimi i liderëve të partive politike me presidenten Vjosa Osmani.
Kurti para fillimit të takimit ka thënë se do të përiqen të gjejnë zgjidhje. Ndërsa ka falënderuar presidenten Osmani për organizimin e këtij takimi.
“Do të përpiqemi që të gjejmë zgjidhje, falenderoj zonjën presidente për organizimin e këtij takimi”, ka thënë Kurti.









