Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Për shkak se ne jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv

04/10/2024 - 12:14
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik me vendet e EFTAS-s, do të nënshkruhet vitin e ardhshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kritikat ndërkombëtare për trajtimin nga qeveria e tij në raport me pakicën serbe në Kosovë ishin të tepërta.

Dhe ky koment, vlerëson një shkrim i Bloomberg, ka të ngjarë të shqetësojë mbështetësit perëndimorë që kanë bërë thirrje për përmbajtje.

Siç shkruan Bloomberg, lëvizjet e Prishtinës për të mbyllur institucionet e mbështetura nga Serbia dhe për të ndaluar përdorimin e dinarit serb kanë nxitur paralajmërime nga SHBA dhe Bashkimi Evropian se veprimet mund të përbëjnë një kërcënim për paqen e brishtë në Ballkan.“Ata janë shumë të shqetësuar”, citohet të ketë thënë Kurti për Bloomberg në një intervistë gjatë vizitës së tij në Varshavë.

“Sa herë që ndërmarrim veprime, ka zëra alarmues për përshkallëzimin e mundshëm, por ja ku jemi — Kosova është më mirë se kurrë më parë”, ka thënë më tej ai.Bloomberg vë në pah se në Kosovën veriore jeton pjesa më e madhe e komunitetit serb në Kosovë.

Veprimet, që përfshijnë mbylljen e degëve të bankave serbe në këtë pjesë, shkruan ky medium, pason një shkëmbim zjarri vitin e kaluar pranë një manastiri ortodoks në veri të Kosovës që la të vdekur një oficer policie të Kosovës dhe tre militantë serbë.Por, Kurti mbrojti veprimet e tij si të nevojshme për të rivendosur ligjin dhe rendin në veriun e ndarë prej kohësh.

Ai gjithashtu këmbënguli se hapat janë të nevojshëm drejt vendosjes së kontrollit mbi zonat me shumicë serbe dhe integrimit të plotë të tyre në sistemet ligjore dhe financiare të Kosovës.“Përshtypja ime është se pikërisht për shkak se ne jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv”, thekson ai.

Bloomberg kujton se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka akuzuar vazhdimisht Kurtin se po i bën presion komunitetit serb për t’u larguar nga Kosova.Ai kërkoi gjithashtu zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE sipas së cilës komunitetit serb i lejohet njëfarë “autonomie”.

Veç këtyre, muajin e kaluar, Vuçiq i kërkoi qeverisë në Prishtinë që të mbajë zgjedhje lokale në komunat veriore.Por ideja “nuk është e mundur të realizohet”, thotë Kurti.

“Votimi në komunat veriore do të bëhet vetëm gjatë zgjedhjeve në vjeshtën e vitit të ardhshëm”, tha ai.“Vuçiq dështoi, dhe tani ai dëshiron që ne të paguajmë për dështimin e tij”, ka thënë më tej Kurti, duke shtuar se koha kur presidenti serb ka ndikim në punët e brendshme të Kosovës “ka kaluar prej kohësh”.

Në fund të shkrimit, Bloomberg thekson se sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE në 2013, serbët ranë dakord të merrnin pjesë në qeveritë lokale dhe qendrore në Kosovë, por u larguan në vitin 2021 për shkak të pretendimeve për diskriminim dhe që atëherë kanë bojkotuar dy votime.Po sipas mediumit, arrestimet e serbëve vendas nga policia e Kosovës kanë rritur gjithashtu tensionet, ndërsa disa mijëra paqeruajtës të udhëhequr nga NATO mbeten në zonë.

Ndërkohë, thotë ky medium, për t’u kthyer në dialog, Kurti kërkoi nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur të vitit të kaluar pranë manastirit.Ai i kërkoi gjithashtu BE-së të ushtrojë më shumë presion mbi Beogradin për të ndihmuar në “zbutjen e tensioneve” me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Është dashur të ndodh dje”, ka thënë Kurti. “Unë besoj se është e mundur”.

JU REKOMANDOJMË

Ministrja Haxhiu: Gjyshi im i ka dhënë bukë e armë Thaçit
Kryesore

Haxhiu: Deri tani MD i ka dhënë 32 milionë euro për mbrojtjen e të paraburgosurve në Hagë, i kemi përmbyllur obligimet tona

13/07/2025 - 14:41
“Jo me e kap burrin për dore e me shku në sfilata”, Artan Behrami thotë se Presidentja duhet të reagojë ndaj bojkotit që LVV po i bën Kuvendit
Lajme

Behrami i PDK-së kërkon “urgjentisht” të themelohet një Agjencion për Mbrojtje të Kushtetutës

13/07/2025 - 14:31
Miftaraj-Deharit: Nuk të ka hije të instrumentalizohesh deri në këtë masë
Kryesore

Miftaraj-Deharit: Nuk të ka hije të instrumentalizohesh deri në këtë masë

13/07/2025 - 14:07
Kurti me Rashiqin e Rizvanollin në rezidencën e diplomates amerikane për takim me zyrtarin e DASH – çfarë u diskutua sipas tij?
Lajme

Rashiq flet për takimin me diplomatin amerikan ku ishte me Kurtin dhe deklaratat e Trump: Duhet të pyetet ai…

13/07/2025 - 13:56
Çitaku: Zgjedhjet në veri – dështim për Qeverinë dhe ndërkombëtarët
Kryesore

Çitaku: Përpjekje e vetëdijshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve, Kurtit nuk i bëhet vonë

13/07/2025 - 13:34
Zogjani kritikon ashpër Avni Deharin: “I paditur, i papërmbajtur, thjesht – me të gjitha këto vite mbi supe – burrë i lig!”
Lajme

Zogjani kritikon ashpër Avni Deharin: “I paditur, i papërmbajtur, thjesht – me të gjitha këto vite mbi supe – burrë i lig!”

13/07/2025 - 13:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    257 Shpërndaje
    Shpërndaje 103 Tweet 64
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    225 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Plagosje me armë zjarri në Vushtrri

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë