Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti pret një delegacion nga Zvicra, i udhëhequr nga ish-ambasadori Thomas Kolly

09/09/2024 - 15:35
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti pret një delegacion nga Zvicra, i udhëhequr nga ish-ambasadori Thomas Kolly
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim një delegacion nga Zvicra që udhëhiqej nga miku i vendit tonë, ish-ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.Grupi i cili ka udhëtuar drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor në një vizitë studimore, do të qëndrojë në Kosovë, në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Përgjatë takimit u cekën tema të ndryshme, me interes për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Urat e bashkëpunimit mes nesh si shtete por edhe si shoqëri, të cilat kultivohen e thellohen edhe më tej përmes diasporës sonë në Zvicër, u vlerësuan lart nga kryeministri dhe personalitetet e pranishme në takim të cilët mbulojnë fusha të ndryshme, si mjekësia, komunikimi dhe arkitektura. Kryeministri theksoi se diaspora kosovare në Zvicër ka një ndikim të madh, jo vetëm për numrin e saj të madh, por edhe për remitancat, ku mbi 20% e remitancave që vijnë në Kosovë janë nga Zvicra.

Kryeministri vuri në pah rolin e rëndësishëm të Zvicrës si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, dhe që vazhdon të kontribuojë përmes programeve të Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC). Ai nënvizoi rëndësinë e sistemit të arsimit dual, ku Zvicra ka luajtur një rol të rëndësishëm në lidhjen e arsimit me tregun e punës, duke ndihmuar në përgatitjen e fuqisë punëtore të re.

Më tej, u fol edhe për përfshirjen e grave në fushat e STEM, Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, ku aktualisht 50% e studentëve në këto fusha janë gra. Gjithashtu, u diskutua edhe për Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022 – 2031, ku ankandi i parë për energjitë e rinovueshme përfundoi me sukses përmes një konsorciumi zvicerano-gjerman.Kryeministri Kurti i falënderoi pjesëmarrësit për interesin e tyre për ta njohur më thellë e më mirë vendin tonë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe shprehu mirënjohje për bisedën e hapur dhe plot shkëmbime të dijes të zhvilluar ditën e sotme.

JU REKOMANDOJMË

Shqipëria hap nesër katër kapituj të tjerë të negociatave me BE
Lajme

Shqipëria hap nesër katër kapituj të tjerë të negociatave me BE

15/09/2025 - 16:13
Ambasada amerikane në Kosovë: Na duhet partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese
Kryesore

Ambasada amerikane në Kosovë: Na duhet partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese

15/09/2025 - 16:01
Kunati i Albulena Haxhiut: Atë që e ka bërë Hashimi e Kadria gjatë luftës, në histori të luftërave mund ta shohim vetëm në kohën e Aleksandrit të Madh
Lajme

Kunati i Albulena Haxhiut: Atë që e ka bërë Hashimi e Kadria gjatë luftës, në histori të luftërave mund ta shohim vetëm në kohën e Aleksandrit të Madh

15/09/2025 - 15:47
Rubin: S’kemi gjetur asnjë provë lidhur me pretendimet për vrasje nga Thaçi dhe Krasniqi
Kryesore

Rubin: S’kemi gjetur asnjë provë lidhur me pretendimet për vrasje nga Thaçi dhe Krasniqi

15/09/2025 - 15:41
Çitaku: Dëshmia e Rubin sot në Hagë është pasqyra më e qartë e historisë sonë të re
Lajme

Çitaku: Dëshmia e Rubin sot në Hagë është pasqyra më e qartë e historisë sonë të re

15/09/2025 - 15:21
Rubin për momentet kritike në Rambouillet: Thaçi gati sa nuk qau – donte lirinë e shqiptarëve, por edhe mbështetjen amerikane
Kryesore

Rubin për momentet kritike në Rambouillet: Thaçi gati sa nuk qau – donte lirinë e shqiptarëve, por edhe mbështetjen amerikane

15/09/2025 - 15:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

    Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Avokati serb: Vuçiqi sërish e angazhoi Radojiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Unë e di që ti e din që s’mund ta kontrollosh UÇK-në”, Thaçi i buzëqeshur kur lexohet deklarata e Biden për të

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vrasja në tentativë në Vushtrri, arresohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim nga Policia

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dy vëllezërit nga Vushtrria të dyshuar për tentim vrasjen e mbrëmshme, akoma në arrati (Emrat)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë