Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 28 Nëntorit ka folur për projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ai ka thënë se në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, “ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot”,
Kurti, në një postim në Facebook, tha se nuk do të kursehet asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm, “ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari”.
“Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot. Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari. Gëzuar 28 Nëntori!”, ka shkruar Kurti në Facebook.