Kreu i LVV-së, Albin Kurti, pas dështimit të sotëm të seancës konstituive s’është larguar menjëherë nga salla e Kuvendit siç ka bërë herët e kaluara.
Ai është ndalur dhe ka biseduar për pak kohë me kryetaren e GUXO, Donika Gërvalla, derisa është vëzhguar nga afër prej Glauk Konjufcës, Xhelal Sveçlës, Hekuran Muratit e Mimoza Kusarit.
Kurti shihet teksa diskuton dhe sqaron edhe me duar diçka për kryetaren e partnerit të vogël të koalicionit.