Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk tregoi se kë preferon për partner në qeverinë e re që tashmë ka më pak se dy javë të plota afat që ta bëjë gati.
Ai u pyet në një konferencë për media se cilin partner e preferon dhe cilën partia do ta thërrasë të parën, por hezitoi të përgjigjet.
“Komunikimi dhe bisedat që do të zhvillojmë janë ato që do ta përcaktojnë përbërjen e shumicës së re në Kuvendin e Republikës që do ta votojë Qeverinë Kurti 3. Tash për tash, duhet t’ia lëmë kohën komunikimeve dhe bisedave që do të zhvillohen dhe unë nuk mund të flas më shumë se kaq në këtë fazë”, tha ai.