Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti siguron vetëm 48 mandate – Cilët janë skenarët e mundshëm të formimit të qeverisë në Kosovë?

06/03/2025 - 18:27
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti siguron vetëm 48 mandate – Cilët janë skenarët e mundshëm të formimit të qeverisë në Kosovë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk do të mund ta formojë e vetme qeverinë dhe i duhet të bëjë koalicione.

Ishte numërimi që zgjati më shumë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Më në fund të mërkurën mori fund i gjithë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosja e kryeministrit Albin Kurti renditet partia e parë me 42.28% të votave, duke siguruar 48 mandate.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.96%, duke siguruar 24 mandate.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi 18.43% dhe siguroi 20 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma fituan vetëm 7.08%, duke siguruar 8 mandate.

20 ulëse në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuara për pakicat, 10 nga to për serbët e Kosovës.

“KQZ-ja është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ky nen parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Por si e shohin situatën aktuale analistët politikë, ku Vetëvendosja e Kurtit nuk e mori shumicën absolute për ta formuar e vetme qeverinë? Sipas tyre, rezultati i komplikon gjërat dhe, realisht, të dy palët mund të formojnë qeverinë me koalicione: edhe Vetëvendosja, por edhe të gjitha partitë opozitare së bashku.

Cilët janë skenarët e mundshëm?

Ehat Miftaraj, analist politik, i tha DW-së se “edhe përkundër faktit që LVV-ja nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë, duke marrë për bazë specifikat që ka sistemi kushtetues në Kosovë, mbesin disa skenarë, që ndikohen si nga faktorë të brendshëm ashtu edhe nga ata të jashtëm”.

“Skenari i parë është një koalicion mes LVV-së, partive të komunitetit jo shumicë (përjashto Listën Serbe) dhe një partie politike shqiptare. Që ky skenar të realizohet në praktikë, do të kërkonte qasje afruese nga LVV dhe një gjuhë të moderuar për të lënë hapësirë për bashkëpunim, e cila nuk ka ndodhur deri më tani. Përkundrazi, lideri i LVV-së i quajti liderët opozitarë me gjuhë të urrejtjes dhe gjuhë ofenduese si ‘hajvanë’, që në gjuhën shqipe është sinonim i fjalës ‘kafshë’. Në këtë drejtim, është krijuar përshtypja se LVV, të paktën në publik me veprimet e saj, po abstenon nga e drejta për të formuar qeverinë e ardhshme, duke krijuar atmosferë dhe klimë përçarëse e polarizuese kundër të gjithëve”, thotë Miftaraj.

Por nga analistët shihen edhe skenarë të tjerë mundshëm, si për shembull formimi i qeverisë së pakicës nga ana e partive politike opozitare, së paku me komunitetet joshumicë.

Miftaraj e parashikon si të mundshëm këtë skenar, nëse ka vullnet politik mes tri partive politike opozitare.

“Me kushtin që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe së paku dy parti opozitare të pajtohen që pozita e kryeministrit t’i takojë njërës prej tyre, të harmonizojnë programin qeveritar dhe të pajtohen për qëndrimet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera me rëndësi, si raportet me BE-në, masat ndëshkuese etj.”, tha ai.

BE-ja pret formimin e qeverisë së re në Kosovë
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë u mbajtën pa incidente.

Pas një bojkoti disavjeçar, në zgjedhje mori pjesë edhe Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës.

Në deklaratën e përbashkët të drejtueses së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas dhe komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, thuhet se BE-ja pret që në Kosovë të formohen Kuvendi dhe qeveria e re.

“Bashkimi Evropian pret që Kuvendi dhe Qeveria e re të formohen në përputhje me vullnetin e popullit dhe se do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj për të arritur integrimin evropian, përfshirë zbatimin e angazhimeve të saj, sidomos në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit”.

Në deklaratën e BE-së u bëhet thirrje autoriteteve në Kosovë të angazhohen për bashkëpunim rajonal të përgjegjshëm dhe të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

“Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është mënyra e vetme që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj evropiane”, theksohet në deklaratë.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit garuan 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Katër kandidatë nga katër partitë më të mëdha garuan për postin e kryeministrit. Të drejtë vote kishin rreth 2 milionë qytetarë, ndërsa votuan vetëm rreth 800 mijë, e shndërruar në përqindje, pak mbi 40%.

Parlamenti i Kosovës i ka 120 ulëse dhe, në bazë të rezultatit, Lëvizja Vetëvendosja, që doli partia e parë, nuk do të mund ta formojë e vetme qeverinë. Asaj i duhet koalicion me ndonjërën nga partitë e tjera. /DW

JU REKOMANDOJMË

Shkyçja e bizneseve, Bajrami: Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit
Lajme

Bajrami e quan Kurtin kryepropagandues: Pse s’u hoq TVSH-ja për qumështin dhe produktet bazë siç premtoje?

16/09/2025 - 19:05
Dështon sërish FC Vushtrria, humb nga Tefik Çanga – lojëtarët pa paga tash e 3 muaj
Lajme

Dështon sërish FC Vushtrria, humb nga Tefik Çanga – lojëtarët pa paga tash e 3 muaj

16/09/2025 - 19:02
Burri i Albulena Haxhiut vazhdon me cinizëm pas dëshmisë së Rubin: Ka pasur apo nuk ka pasur Shtab të Përgjithshëm të UÇK?
Lajme

Burri i Albulena Haxhiut vazhdon me cinizëm pas dëshmisë së Rubin: Ka pasur apo nuk ka pasur Shtab të Përgjithshëm të UÇK?

16/09/2025 - 18:49
Arifi për Kurtin: Veteran i rrejshëm, i arrestuar në banesë duke këqyrë Deutsche Welle’n
Lajme

Arifi për Kurtin: Veteran i rrejshëm, i arrestuar në banesë duke këqyrë Deutsche Welle’n

16/09/2025 - 18:30
Edi Rama publikon pjesë të dëshmië ku Rubin kritikon Specialen: Proces shtangës që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare
Kryesore

Edi Rama publikon pjesë të dëshmië ku Rubin kritikon Specialen: Proces shtangës që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare

16/09/2025 - 18:26
Blerim Latifi: VV shihej si parti e pakorruptuar, kjo gjë ka filluar të ndryshojë
Lajme

Rubin u përgatit mbi 100 orë për dëshminë e tij, Latifi: Kështu fitohen betejat, jo me folklor digjital

16/09/2025 - 18:22

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Skandal me akuza për spiunazh – Kapiteni i Policisë, Agim Vitia, rezulton i pafajshëm, pritet kthimi i tij në punë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë