Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka vazhduar avazin e tij të vjetër të padrejtë ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke ngritur akuza pa asnjë bazë të qartë ligjore pas vendimit të fundit të saj për pezullimin e punimeve në kuvend deri në fund të shtatorit.
Ankesat e tij duket se janë vetëm një përpjekje për të justifikuar dështimin e tij në sigurimin e numrave për emrin që kërkon të propozojë si nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, i cili ka bllokuar deri tani konstituimin e Kuvendit.
”Gjykata Kushtetuese po funksionon si hije politike e opozitës. Vendimi i saj është shumë absurd dhe shumë i dëmshëm. Gati nga katër muaj e gjysmë prej mesit të prillit deri te zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese. 2/3 e kohës kemi qenë duke pritur vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilës i adresohej opozita”.
”Sepse pesë nga shtatë gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese janë zgjedhur në vitin 2018 kur në pushtet ishte koalicioni i PAN-it me Listën Serbe”.
”Nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese, vonon e dëmton qëllimshëm”.
”Nëse llogarisim mesataren e tyre, Gjykata Kushtetuese është vonuar afërsisht 11 muaj për një vendim të vetëm. Dhe kur e marrin atë vendim, është vendim zakonisht i mbrapsht. Jemi angazhuar me partitë opozitare por kot”.