Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Berlin të Gjermanisë është takuar me bashkëkryetarin e partisë gjermane SPD, Lars Klingbeil.Kurti me Klingbeil bisedoi rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe mbi procesin e dialogut.“E bëra të qartë këndëvështrimin tonë se Ballkani i përket Bashkimit Evropian. Aspiratat e Kosovës në BE u konfirmuan me aplikimin tonë të fundit për anëtarësim. Gjithashtu ritheksova angazhimin tonë për dialogun, në të cilin Kosova vazhdon të jetë pala konstruktive”, shkroi Kurti në platformën X.
400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici
Një mosmarrëveshje për 400 euro ka përfunduar në Polici mes dy familjarëve në Lipjan. Sipas raportimit të Sinjalit, bëhet fjalë për M.G., 68-vjeçar, dhe L.G., 47-vjeçare, të cilët...
Më shumëDetails












