
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsullin e përgjithshëm të Kosovës në Nju Jork, ambasador Blerim Reka, u mirëpritën nga bashkatdhetarë në Qendrën “Nëna Terezë” në Hartsdale të Nju Jorkut, ku takoi shqiptarë nga të gjitha trevat dhe pjesëtarë aktivë të diasporës, e cila ka dhënë shumë për popullin shqiptar dhe për popullin amerikan.
Ai i falënderoi të gjithë për mikpritjen dhe për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e lidhjeve ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona.
Kurti fillimisht mori pjesë në meshën e së dielës në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale.
Aty u mirëprit nga Dom Pjetër Popaj, të cilin e falënderoi për shërbesën dhe mikpritjen.