Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti takon në New York kryeministrin e Belizesë, diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik

26/09/2025 - 22:22
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti takon në New York kryeministrin e Belizesë, diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeminstri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në New York me kryeministrin e Belizesë, John Briceño.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se takimi i Kurtit me John Briceño është realizuar në kuadër të takimeve bilaterale që po zhvillon kryeministri në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Kryeministrisë, gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe sektorët me potencial për investime të huaja, krahas atyre në fushat si edukim, turizëm, politika sociale e të punësimit dhe kulturës.

“Kryeministri Kurti e njoftoi homologun e tij për progresin e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe demokratik, si dhe të sigurisë dhe mirëqenies, dhe e falënderoi atë për mbështetjen e Kosovës në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Ai po ashtu theksoi se ushtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës janë në Belize, si pjesë e angazhimeve për siguri dhe bashkëpunim në kuadër të misionit bashkëzbarkues me ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar”- thuhet në njoftim.

Të dy kryeministrat, thuhet më tej në njoftim, ftuan njëri-tjetrin për vizita në vendet e tyre përkatëse dhe u dakorduan për shkëmbime në fusha me interes të përbashkët.

Shteti i Belizesë e ka njohur Republikën e Kosovës në gusht të vitit 2008, kurse në prill të vitit 2016, dy vendet vendosën marrëdhëniet diplomatike.

“Në vitin 2021, Kosova dhe Belize, pikërisht në Nju Jork (New York), nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për konsultime bilaterale ndërmjet Ministrive të Jashtme të të dy shteteve. Përmes tij synohet forcimi i bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, paqen dhe sigurinë”- thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti po vazhdon aktivitetet në New York në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

JU REKOMANDOJMË

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
18/03/2026 - 22:43

Qeveria e Kosovës të enjten do të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë nga ora 11:00.

Më shumëDetails

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin
18/03/2026 - 22:37

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende...

Më shumëDetails

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin
18/03/2026 - 22:24

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës në raport me komunitetin serb cenojnë sovranitetin e shtetit dhe lidhen me zbatimin...

Më shumëDetails

Gjini: Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026

AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku
18/03/2026 - 22:16

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për zhvillimet politike, duke thënë se janë prodhuar kriza për gjëra të thjeshta. Ai në emisionin “Rubikon” në...

Më shumëDetails

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)
18/03/2026 - 22:02

Mysafiri i kësaj javë në “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morina ishte analisti Basri Beka, që është edhe sekretar organizativ i shoqatës “Shqiptaria”. Ai mes shumë temash...

Më shumëDetails

“PDK mund të propozojë deri në 7 kandidatë për president, por jo pa marrëveshje politike”

“PDK mund të propozojë deri në 7 kandidatë për president, por jo pa marrëveshje politike”
18/03/2026 - 21:54

 Arben Mustafa, ka deklaruar se kjo parti mund të propozojë disa kandidatë të denjë për postin e presidentit. Ai theksoi se PDK mund të ofrojë jo vetëm një,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë