Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti takon presidentin e Parlamentit të Saxony-Anhalt: Kosova po kthehet në një destinacion më tërheqës investimi

03/06/2025 - 17:12
në Lajme
A A
Kurti takon presidentin e Parlamentit të Saxony-Anhalt: Kosova po kthehet në një destinacion më tërheqës investimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Presidentin e Parlamentit të landit gjerman Saxony-Anhalt, Gunnar Schellenberger, me të cilin ka biseduar për zhvillimet ekonomike, klimën investuese dhe mundësitë për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti e ka informuar mysafirin për progresin ekonomik gjatë mandatit të tij, duke theksuar se Kosova ka regjistruar “normat më të larta të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor”.

Po ashtu, ai ka theksuar politikat lehtësuese për investitorët vendas dhe të huaj, me fokus të veçantë në fushën e teknologjisë, duke potencuar se “vendi ynë po kthehet në një destinacion më tërheqës investimi”.

Temë diskutimi mes dy zyrtarëve ishin edhe politikat për ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës, të cilat po zhvillohen në kuadër të strategjisë kombëtare për modernizimin e arsimit profesional në Kosovë, të frymëzuara nga modeli gjerman.

“Kryeministri Kurti theksoi dhe transformimin digjital si një shtyllë kryesore e agjendës sonë të reformave, teksa vlerësoi dhe përvojën e eksperiencën që mund të ndajë në këtë drejtim landi i Saxony-Anhalt, me shtrirjen e internetit me brez të gjerë në zonat rurale dhe administratën publike”, thuhet tutje në komunikatë.

Kreu i ekzekutivit në detyrë u shpreh se kjo vizitë do të ndihmojë në forcimin e partneritetit dypalësh dhe thellimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe landit të Saxony-Anhalt.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

JU REKOMANDOJMË

Ministri Murati në interpelancë të enjten
Kryesore

Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati jep detaje!

05/06/2025 - 11:21
Koci: Sanksionimi i Vulin nga SHBA-të, goditja më e madhe për Serbinë që nga 1999!
Lajme

Ngërçi politik, avokati Koci me aksion simbolik: Në ora 11:00 e “mbyll” hyrjen e Kuvendit

05/06/2025 - 11:16
Nait Hasani: Vetëvendosje dhe Nisma më kanë kërkuar votën
Lajme

Nait Hasani: Vetëvendosje dhe Nisma më kanë kërkuar votën

05/06/2025 - 11:07
Kryesore

Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

05/06/2025 - 10:56
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë
Kryesore

Qeveria në detyrë merr vendim, ua rrit shtesat lehonave

05/06/2025 - 10:45
Osmani takon ambasadorin britanik, flasin për bllokadën në Kuvend dhe për thellim bashkëpunimi në mbrojtje
Lajme

Osmani takon ambasadorin britanik, flasin për bllokadën në Kuvend dhe për thellim bashkëpunimi në mbrojtje

05/06/2025 - 10:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1278 Shpërndaje
    Shpërndaje 511 Tweet 320
  • Shpallet fituese kompania për mirëmbajtje të gjelbërimin në Mitrovicë – kompania humbëse konkuroi me rimorkio për shpërndarjen e urinës së bagëtive

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gashi i AVONET: IPKO po i dëmton qytetarët

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kush u arrestua në Pejë gjatë operacionit “Qielli i Thyer” – ndër të ndaluarit edhe pronari i një kompanie derivatesh

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Bastisjet kundër rrjetit kriminal të drogës, arrestohet Kurbin Dezdari

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë