Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti tha se i jep dy zemra Mitrovicës, Mehmetaj: Mos shpif, ti s’qëllove në asnjë luftë

12/01/2025 - 22:41
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti tha se i jep dy zemra Mitrovicës, Mehmetaj: Mos shpif, ti s’qëllove në asnjë luftë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë tubimit elektoral në Mitrovicë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se “i jep dy zemra Mitrovicës”, por analisti Lirim Mehmetaj e kritikoi ashpër duke theksuar mospjesëmarrjen e Kurtit në luftërat çlirimtare të trojeve shqiptare dhe e akuzoi për shpifje dhe hipokrizi.

Gjatë një tubimi elektoral në Mitrovicë për zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri Albin Kurti i quajti “zuzarë” liderët opozitarë, “hajna dhe njerëz që e kanë shitur Kosovën”.

Për këto deklarime, analisti Lirim Mehmetaj, në “Debat Plus” i cilësoi fjalët e Kurtit si hipokrite dhe të pandershme.

“Kurti pos tjerash iu tha liderëve të partive politike zuzarë, duke filluar prej themeluesve të UÇK-së e më poshtë. Paramendo me i thënë Kurtit zuzar, bëhet temë, por ai bën, se këta bënë. Ai i quajti njerëz të shitur dhe hajna që ta vjedhin shtëpinë. Por logjika e tyre për mua është e sëmurë, sepse këta e justifikojnë çdo gjë që bëjnë, duke pretenduar se janë padronë të vlerave morale në shoqëri”, ka deklaruar Mehmetaj.

Ai kritikoi edhe qëndrimet e Kurtit për bisedimet e Mimoza – Kusari -Lilës me Milan Radoiçiqin.

“Nëse takohesh me Radoiçiqin, edhe pse ligjërisht nuk është kriminel, është katastrofë dhe vendoset standard. Por, kur komunikohet me të në telefon dhe diskutohet për ligjet e Kosovës dhe caktimin e gjyqtarëve në Kushtetuese nëse ai është kriminel sipas ligjeve të Kosovës dhe atyre amerikane, atëherë është e papranueshme që të mbrohet”, ka shtuar Mehmeti.

Mehmeti përmendi gjithashtu deklaratën e Kurtit në Mitrovicë, ku tha se për atë komunë do të jepte dy zemra.

“Kurti tha i jap dy zemra për Mitrovicën, por jo dy, por një zemër pse nuk e dhe. Në jetën madhore të Kurtit kanë ndodhur tri lufta në trojet shqiptare, UÇK-ja e Kosovës, e Maqedonisë, UÇPMB në Luginë, pse more nuk qëllove në asnjë prej luftërave, kështu që mos rrej e mos shpifë”, ka deklaruar Mehmetaj.

JU REKOMANDOJMË

Osmani uron Portugalinë për Ditën Kombëtare: Presim të thellojmë më tej lidhjet mes vendeve tona
Kryesore

Osmani uron Portugalinë për Ditën Kombëtare: Presim të thellojmë më tej lidhjet mes vendeve tona

10/06/2025 - 22:17
Nënkryetarja e LDK-së: Familjet e 260 mijë nxënësve, të detyruara të kryejnë rolin e Ministrisë së Arsimit
Lajme

Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me LVV-në

10/06/2025 - 21:55
Absurditeti i Serbisë: Akuzojnë Arbnor Spahiun për ‘Banjskën’, që s’ishte polic në atë kohë. Në Kosovë po vazhdon gjykimi ndaj tre serbëve
Lajme

Flet babai i policit të arrestuar në Serbi: Ai po keqtrajtohet

10/06/2025 - 21:52
Bajrami i reagon VV-së: Pse s’po tregoni që për përfituar nga fondet e BE-së duhet të krijohet edhe Asociacioni
Lajme

Dyshime për shkelje të Ligjit të Komunitetit të Energjisë, Bajrami i bën thirrje Prokurorisë Speciale për hetim

10/06/2025 - 21:41
Arifi, Kurtit për suspendimin në Skenderaj: Po të ishin larguar nga puna sa herë që gjuanit me vezë, Kosova kish mbetë pa policë
Lajme

Arifi, Kurtit për suspendimin në Skenderaj: Po të ishin larguar nga puna sa herë që gjuanit me vezë, Kosova kish mbetë pa policë

10/06/2025 - 21:16
Sorenseni flet për takimin trepalësh në Bruksel
Kryesore

Sorenseni flet për takimin trepalësh në Bruksel

10/06/2025 - 21:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në shkollën ISP në lagjen Marigona – mësuesja incizon nxënësin 6-vjeçar duke prekur organin gjenital

    “Bëje ashtu” – mësuesja e shkollës ISP dëgjohet në video duke i folur nxënësit 6-vjeçar, të cilin e incizon teksa prek organin gjenital

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Skandal në shkollën ISP në lagjen Marigona – mësuesja incizon nxënësin 6-vjeçar duke prekur organin gjenital

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Momenti kur sulmohet me vezë eskorta e Albin Kurtit në Skenderaj (VIDEO)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Eskorta e kryeministrit goditet me vezë në Skenderaj

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Përfundon takimi Bislimi-Sorensen-Petkoviq, Serbia insiston në formimin e Asociacionit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë