Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti thotë se partitë opozitare s’janë reformuar edhe pse për 17 vjet ka rolin e udhëheqësit suprem të VV’së

06/01/2025 - 16:47
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti thotë se partitë opozitare s’janë reformuar edhe pse për 17 vjet ka rolin e udhëheqësit suprem të VV’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albin Kurti në dhjetor u zgjodh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 shkurt.

Kreu i kësaj partie që nuk ka pasur asnjëherë kandidat tjetër për kryeministër, tha sot në një intervistë për KosovaPress se partitë opozitare “nuk janë reformuar”.

“Ne nuk shohim mundësi që të kemi koalicione paszgjedhore prandaj edhe i kemi bërë ato parazgjedhore, së pari me partinë Guxo dhe gjithashtu me partinë Alternativa, me të cilët kemi bashkëqeverisur në këto katër vjet dhe i kemi përvojat dhe mbresat më të mira nga njëri-tjetri. Partitë që kanë qenë gjatë në qeverisje në Kosovë për dy dekada, nganjëherë dy prej tyre, nganjëherë të trija bashkë, PDK, LDK dhe AAK, në këto katër vite unë nuk kam parë që janë reformuar dhe kur e kemi parasysh se, sidomos në muajt e fundit, sulmet që janë bërë ndaj subjektit tonë politik, ndaj eksponentëve të subjektit tonë politik, ndaj qeverisjes sonë të mirë e demokratike, nuk shohim mundësi që të kemi çfarëdo koalicioni në mandatin tjetër, për më tepër që nuk do të jetë as i nevojshëm”, tha Kurti.

Me vetbesimin që e mori nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, me të cilin mburret ende, Kurti shpreh dëshirën të marrë edhe më shumë vota këtë herë, me një kërkesë direkte për njerëzit: 500 mijë vota.

Partia e Kurtit është etiketuar si ajo më pak demokratikja, në kuptimin e udhëheqësve në krye të saj.

Me përjashtim të një trevjeçari kur në krye të LVV-së kishte qenë Visar Ymeri, në gjithë pjesën tjetër, Kurti vetë ishte në krye të partisë. 17 vjet!

Askush s’e kundërshton. Kur u zgjodh kandidat i LVV-së për kryeministër, bashkpartiakët e lartësuan.

Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci thoshte se të gjithë të pranishmit votuan pro kandidaturës së Kurtit, megjithëse thoshte se ishte “e detyruar”, për shkak të rregullave, të pyeste nëse kishte abstenim ose a është dikush kundër.

Dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja dhe PDK-ja, i ndërruan udhëheqësitë e tyre para pak vjetësh.

JU REKOMANDOJMË

Lladrovci paralajmëron zgjedhje të parakohshme: Do ta lëshojmë edhe një herë bajrakun
Lajme

Lladrovci: Thaçi me 58 deputetë i krijoi institucionet, Kurti të ndryshojë Haxhiun për kandidate

08/06/2025 - 22:38
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hënën del para gjykatës në Beograd, reagon MPJD
Kryesore

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hënën del para gjykatës në Beograd, reagon MPJD

08/06/2025 - 22:27
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
Kryesore

Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

08/06/2025 - 22:00
Nënkryetari i tanishëm i Mitrovicës, Arian Tahiri, kandidat i PDK-së për kryetar komune
Kryesore

Nënkryetari i tanishëm i Mitrovicës, Arian Tahiri, kandidat i PDK-së për kryetar komune

08/06/2025 - 21:06
Vdes tragjikisht i riu nga Pozherani
Lajme

Humbi jetën pasi ra nga ura e autostradës “Arbën Xhaferi”, Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim jep detaje

08/06/2025 - 20:28
Bajrami, Kurtit: Mafia energjetike, korrupsioni nuk lahen me ‘flamurin kuq e zi’
Kryesore

Bajrami, Kurtit: Mafia energjetike, korrupsioni nuk lahen me ‘flamurin kuq e zi’

08/06/2025 - 19:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Bien lehtë temperaturat javën e ardhshme, këtë ditë pritet shi e breshër

    Bien lehtë temperaturat javën e ardhshme, këtë ditë pritet shi e breshër

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1523 Shpërndaje
    Shpërndaje 609 Tweet 381
  • Nënkryetari i tanishëm i Mitrovicës, Arian Tahiri, kandidat i PDK-së për kryetar komune

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vdes tragjikisht i riu nga Pozherani

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë