Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se në takim ka propozuar emrin e djalit të Ukshin Hotit, Andin Hotin.
Ai tha se në këtë rast PDK nuk ka pranuar.
“Me kryetarin Hamza jam takuar dy herë, me kryetarin Abdixhiku jam takuar tri herë. Që nga pardje nuk pranonin që të takoheshim më. Unë i falënderoj se edhe pse nuk jemi takuar ne kemi komunikuar në telefon. Pa ndërmjetësues. Kjo është atmosferë e mirë. Por, atmosfera e mirë nuk do të thotë marrëveshje politike. Mua mu tha nga kryetari i PDK-së që ata duan që kandidati të jetë nga PDK-ja, dhe ai të votohet nga ne. Unë i kam shpjeguar me dashamirësi se nuk mund të bëjë marrëveshje pa i ditur emrat, dhe e falënderoj Kryetarin Hamza i cilli e ka kuptuar reagimin tim. Thash se unë e kam një emër, ju thash, Andin Ukshin Hoti. Andin Hoti ishte një propozim i yni, nuk u pranua.” – tha ai.











