Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Ballkanin për suksesin historik mbrëmë si dhe Florian Markun për fitoren në Tiranë ndaj boksierit Miguel Parra Ramirez.
Ballkani siguroi kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, teksa Marku u shpall kampion në WBC Silver Interim.
Për suksesin e të dyja palëve, Kurti ka uruar në rrjetin social “Instagram”, shkruan Frontonline.
Postimi i plotë i Kurtit:
“Mbrëmë në “Fadil Vokrri” dhe “Air Albania”, FC Ballkani i Kosovës dhe Florian Marku shënuan suksese të jashtëzakonshme.
Therandasit portokallezinj u bënë ekipi i parë i Republikës sonë që avancon në fazën e grupeve të garës evropiane, Liga e Konferencës. Ndërkaq “Mbreti Shqiptar” i pamposhtur, Florian Marku, u shpall kampion bote i boksit në kategorinë e tij.
Festë në Prishtinë. Festë në Tiranë. Krenari për të gjithë shqiptarët“.













