Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti uron Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Barazia është punë dhe përgjegjësi e përbashkët

08/03/2026 - 14:15
në Kryesore, Lajme
A A
Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë, solidaritetit dhe mundësive të barabarta për gratë dhe vajzat anembanë botës.

Ai tha se në Kosovë janë bërë hapa të rëndësishëm për fuqizimin e gruas, si mbështetje për punësim, rritje të pronësisë dhe përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes nga dhuna me bazë gjinore.

Ndër të tjera, Kurti ka bërë thirrje që të drejtat e grave të mos mbeten vetëm në letra dhe ligje, por të sigurohen me drejtësi reale, duke pasur një ndikim konkret në jetën e përditshme të çdo individi, njofton Klankosova.tv.

“Barazia nuk është vetëm premtim – është veprim. Dhe ky angazhim vazhdon. Urime Ditën Ndërkombëtare të Gruas – barazia është punë dhe përgjegjësi e përbashkët”, ka shkruar kreu i qeverisë në Facebook.

Postimi i plotë:

“Të Drejta. Drejtësi. Veprim.” Kjo është tema e Ditës Ndërkombëtare të Gruas këtë vit. Në mbarë botën, gratë dhe vajzat po kërkojnë të drejtat e tyre, drejtësi e solidaritet, mundësi të barabarta.

Dita Ndërkombëtare e Gruas na e kujton se barazia thërret për veprim. Në Kosovë po fuqizojmë gratë përmes punësimit, mbështetjes ekonomike, rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe luftës kundër dhunës me bazë gjinore. Mbi 12 mijë gra të mbështetura në punësim, rritje e pronësisë së grave dhe mekanizma më të fortë mbrojtjeje janë hapa konkret drejt barazisë në vendin tonë, ashtu që të drejtat e grave mos të mbeten vetëm në ligje dhe deklarata – por të garantohen me drejtësi reale, në jetën e përditshme kolektive, në përvojën individuale të secilës.

Barazia nuk është vetëm premtim – është veprim. Dhe ky angazhim vazhdon.

Urime Ditën Ndërkombëtare të Gruas – barazia është punë dhe përgjegjësi e përbashkët!

JU REKOMANDOJMË

Takimi i Ulutas me shefin e ushtrisë serbe në Beograd, KFOR: Pjesë e komunikimeve të rregullta, diskutime për shumë tema

Takimi i Ulutas me shefin e ushtrisë serbe në Beograd, KFOR: Pjesë e komunikimeve të rregullta, diskutime për shumë tema
14/03/2026 - 19:25

KFOR ka thënë se takimi në Beograd i komandantit të këtij misioni, Ozkan Ulutas, me shefin e shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneralin Milan...

Më shumëDetails

Matoshi për Ligjin e të Huajve: Kurti me këtë vendim dëshmoi lidership dhe përgjegjësi politike

Matoshi për Ligjin e të Huajve: Kurti me këtë vendim dëshmoi lidership dhe përgjegjësi politike
14/03/2026 - 19:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga 15 marsi do të nisë zbatimi i plotë i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Veturat.Analisti...

Më shumëDetails

Përfundon protesta e serbëve afër Jarinjës, Qendra për Menaxhimin Kufitar: Qarkullimi po zhvillohet normalisht

Përfundon protesta e serbëve afër Jarinjës, Qendra për Menaxhimin Kufitar: Qarkullimi po zhvillohet normalisht
14/03/2026 - 18:54

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se protesta që u mbajt sot në territorin e Serbisë, afër pikës kufitare në Jarinjë, ka përfunduar. Në njoftimin e QKMK,...

Më shumëDetails

Çka duhet të dini për Ngushticën e Hormuzit, rrugën ujore jetike që Irani po e bllokon

Çka duhet të dini për Ngushticën e Hormuzit, rrugën ujore jetike që Irani po e bllokon
14/03/2026 - 18:34

Irani ka paralajmëruar vazhdimisht se anijet që kalojnë përmes ngushticës do të vihen në shënjestër, në vazhdën e luftës që po zhvillohet në rajon. Të paktën 16 anije...

Më shumëDetails

Ulutash: Ende presim nga Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë dhe Zveçan

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar
14/03/2026 - 18:29

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutash, tha se anëtarët e NATO-s mbeten të shqetësuar për dhunën në Banjskë dhe Zveçan në vitin 2023 dhe presin që autoritetet...

Më shumëDetails

Hoti: Kurti braktisi dialogun për njohje reciproke, sot merret me struktura paralele

Hoti: S’kemi bashkëpunim normal as me Shqipërinë, jologjike që Kurti të fitojë përsëri me gjithë këto mashtrime
14/03/2026 - 18:19

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka komentuar veprimet e Kurtit në dialog, në virin 2021 – duke i krahasuar me ato të tanishmet. Përmes një postimi në Facebook,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Në Skenderaj ka përfunduar ndërtimi i Stacionit modern të Autobusëve

    Në Skenderaj ka përfunduar ndërtimi i Stacionit modern të Autobusëve

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Marta Kos akuzohet se ka bashkëpunuar me UDB’në, europarlamentarja sllovene e lajmëron KE’në

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Richard Grenell do të largohet nga posti i shefit në “Kennedy Center”

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19
  • Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për ata që mbetën në Dubai dhe vendet tjera te Lindjes së Mesme

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë