Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kanë vizituar të martën dy familje të komunitetit joshumicë, atë Miletiq dhe Komatoviq, nga fshati Drej përkatësisht Zhaç të Komunës së Istogut.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se çdo qytetar i Kosovës, pavarësisht prejardhjes – dëshiron dhe meriton një Qeveri që siguron drejtësi dhe prosperitet për të gjithë.
“Çdo qytetar i Kosovës – pavarësisht prejardhjes – dëshiron dhe meriton një Qeveri që siguron drejtësi dhe prosperitet për të gjithë. Familjet Miletiq dhe Komatoviq pritën mua dhe ministrin Rashiq në Istog për të diskutuar hapat aktivë që po ndërmerr qeveria jonë për të mbështetur fermerët, bizneset dhe punëkërkuesit”, shkruan Kurti.