Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti viziton punimet në Teatrin Kombëtar dhe institucione të tjera kulturore në Prishtinë

23/05/2025 - 13:57
në Lajme
A A
Kurti viziton punimet në Teatrin Kombëtar dhe institucione të tjera kulturore në Prishtinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vizitoi ditën e enjte punimet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku po investohen shtatë milionë euro për rinovimin dhe restaurimin e tij.

“Kur të përfundojnë punimet, ai do të duket porsi i ri por në të njëjtën kohë autentik, sepse përveçse shtëpi e artit, Teatri Kombëtar është edhe aset i trashëgimisë sonë të cilin duhet ta ruajmë,” tha Kurti.

Ai po ashtu informoi se po restaurohet tërësisht edhe Muzeu Kombëtar i Kosovës, me fokus të veçantë në sigurimin e kushteve për ruajtjen e eksponateve dhe rikonceptimin e ekspozitës së përhershme.

Kurti përmendi gjithashtu restaurimin e shtëpisë së Hynilerëve dhe shtëpive tradicionale të familjeve Safqi dhe Sylejmani në qytetin e vjetër, si dhe ndërtesën e Kryqit të Kuq, një simbol i solidaritetit dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë.

Rinovimi po vazhdon edhe në Galerinë Kombëtare të Kosovës, ku po shtohen hapësira të reja për ruajtjen e koleksionit shtetëror të veprave të artit, dhe në ndërtesën qendrore të Agjencisë Shtetërore të Arkivave, për përmirësimin e kushteve dhe hapësirave për ruajtjen e materialeve arkivore.

“Këto investime janë të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe përmirësimin e kushteve për artin dhe kujtesën tonë kolektive,” përfundoi Kurti.

https://www.facebook.com/watch/?v=711014284651020

JU REKOMANDOJMË

Anton Quni: Momenti i fundit që Kurti ta shkarkojë Gërvallën – ajo nisi karrierën e saj në LDK, po e pështyn shtëpinë e saj
Lajme

Quni i LDK-së: Vetëvendosje e ka futur shtetin në izolim

23/05/2025 - 18:48
Policia në Mitrovicë realizon bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme
Lajme

Policia në Mitrovicë realizon bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme

23/05/2025 - 18:46
Në Kosovë do mbahet “Defender Europe 25”
Lajme

Në Kosovë do mbahet “Defender Europe 25”

23/05/2025 - 17:45
‘Hallakamë’ me udhëzimin e ri të Muratit, bizneset e reja pa arka fiskale – Abonimet nga gjithë Kosovë tash bëhen vetëm në Pejë, “Enternet” dhe “Service Global Eu” flasin për Veriu.info
Ekonomi

‘Hallakamë’ me udhëzimin e ri të Muratit, bizneset e reja pa arka fiskale – Abonimet nga gjithë Kosovë tash bëhen vetëm në Pejë, “Enternet” dhe “Service Global Eu” flasin për Veriu.info

23/05/2025 - 16:58
Syla: Izet Mexhiti u angazhua për ta bërë profesoreshë Duda Baljen
Lajme

Syla: Izet Mexhiti u angazhua për ta bërë profesoreshë Duda Baljen

23/05/2025 - 16:50
Zyrtare: Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri
Kryesore

Zyrtare: Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

23/05/2025 - 16:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

    Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Impakti i Veriu.info: MAPL konfirmon se vendimi për shkarkimin e nënkryetarit të Ferizajt ishte i kundërligjshëm, Kryesuesi Xhavit Zariqi e pranon gabimin

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • ‘Hallakamë’ me udhëzimin e ri të Muratit, bizneset e reja pa arka fiskale – Abonimet nga gjithë Kosovë tash bëhen vetëm në Pejë, “Enternet” dhe “Service Global Eu” flasin për Veriu.info

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • A kanë komunikuar familjarët e Festimit me bashkëshorten e tij, Rina Malokun? – ja çka deklaroi familjarja e tij

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri

    297 Shpërndaje
    Shpërndaje 119 Tweet 74

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë