Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm

11/02/2023 - 19:20
në Pa kategori
A A
Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka kaluar koha kur kosovarët kanë qëndruar në bregdetin shqiptar për “patriotizëm”. Tashmë operatorët turistikë në Shqipëri po krijojnë kushte për turizëm të mirëfilltë dhe me çmime kompetitive.Kështu u tha në ngjarjen promovuese të ofertave, organizuar nga kompanitë turistike “Sharr Travel” dhe “Blue Travel Kosova” në bashkëpunim me “Fllad & Spa” Resort në Durrës, të cilat hapën simbolikisht sezonin pranveror, raporton Ekonomia Online. Pronari i kompanisë ”Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj, tha se ka kaluar koha kur qytetarët nga Kosova dhe trevat tjera shqipfolëse kanë ardhur në bregdetin shqiptar për turizëm “patriotik”.Por sipas tij, operatorët turistikë shqiptarë, sikur që është dhe rasti i “Fllad” Resort, për çdo vit, po ngrisin kapacitet dhe po ofrojnë kushte dhe çmime kompetitive me rajonin dhe destinacionin tjetër të preferuar të kosovarëve – Turqinë.Kurtishaj tha se “Sharr Travel” dhe “Blue Travel Kosova” edhe këtë vit do ta kenë eksklusivitetin e plotë të shitjes së aranzhmaneve turistike për Hotel “Fllad Resort & SPA”.“Rezervoni në zyrat tona dhe perfitoni çmime më të lira për pushimet tuaja!”Ai foli dhe për ofertat e shkurtit për të festuar Pavarësinë e Kosovës, kudo në trojet shqiptare. “Janë çmime eksluzive, ku të gjitha ofertat e agjencive e tjera apo qytetarëve, duhet të kalojnë përmes ‘Sharr Travel’”, tha Kurtishaj. Ai theksoi se ofertat janë joshëse dhe për diasporën tonë. “Besoj që kërkesat e tyre do të drejtohen në drejtim të brigjeve të Durrësit, ta lëjnë pak anash ato pjesët tjera të Malit të Zi e Turqisë. Tashmë Shqipëria e ka kaluar sfidën e turizmit ‘nacionalist dhe Shqipëria po krijon kushte. Qytetarët tashmë nuk vijnë për turizëm patriotik por po vijnë për turizëm të mirëfilltë e për pushime turistike”, theksoi Kurtishaj. “Tashmë është bërë tradicionale që brenda vitit të kemi një tre apo katër organizime për turizmin shqiptar, që edhe më tutje në vitin 2023 Shqipëria do të jetë top destinacion turistik për qytetarët e Kosovës dhe kush më mirë se ju (media) dhe agjencionet turistike nuk mund ta bëjnë dhe mendimin e kemi te turizmi shqipfolës, andaj sot bashkë me ju do ta rihapim “Flladin”, që është një resort i ndërtuar viteve të fundit dhe ne është hera e dytë që gjindemi këtu por këto ndryshime që kanë ndodhë këtë vit është fantastike”, tha Kurtishaj.E përfaqësuesja e Resortit “Fllad & Spa”, Elona Gjondedaj, tha se tregu i Kosovës ka qenë shpëtim i ekonomisë shqiptare gjatë kohës së vështirë të pandemisë.“Jam e bindur që Shqipëria nuk është risi për ju e as për tregun e Kosovës por çdo ditë ka përmirësime të infrastrukturës, të shërbimeve. Jam e bindur se vitet në vazhdim do të jenë më të mira se ato që kemi kaluar dhe jeni të vetmit tregje që na bashkon gjuha, na bashkon solidariteti për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin në kohë të vështira”.“Dua të ritheksoj vitet e vështira të pandemisë, tregu i Kosovës përtej kënaqësisë që përfitonte duke vizituar Shqipërinë, ka qenë shpëtim i ekonomisë shqiptare”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Hamza: Çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë
Lajme

Bedri Hamza u bën thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni për stabilitetin, bashkimin dhe të ardhmen e Kosovës (VIDEO)

25/12/2025 - 16:26
Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet
Pa kategori

Behrami i reagon Kurtit: Ne i sollëm 118 njohje, ti nuk ke asnjë meritë në katër njohjet e fundit

23/12/2025 - 14:40
Raporti i IKD: Asnjëra nga partitë nuk e kanë vettingun në program
Pa kategori

Raporti i IKD: Asnjëra nga partitë nuk e kanë vettingun në program

23/12/2025 - 13:41
PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe
Kryesore

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

23/12/2025 - 13:15
Rrezarta Krasniqi: Energji pozitive dhe mobilizim i lartë i LDK-së në Pestovë për 28 dhjetorin
Lajme

Rrezarta Krasniqi: Energji pozitive dhe mobilizim i lartë i LDK-së në Pestovë për 28 dhjetorin

21/12/2025 - 19:27
Dj i famshëm në shoqërinë e Faton Shoshit
Pa kategori

Dj i famshëm në shoqërinë e Faton Shoshit

21/12/2025 - 17:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pas suksesit të kompleksit AMINA, Ariani Company vjen me projektin e ri AMINA 2 në Mitrovicë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë